Letra e sinqerte e nje nene krenare

Letra e hapur e nje nene kanadeze permes rrjeteve sociale drejtuar tre te rinjeve qe e kishin ngacmuar per format e saj “jo te hijshme fizike” u shnderrua ne lajm.

33-vjeçarja Tanis Jex-Blake thote se dita e saj e pushimit dhe e marrjes se rrezeve ne plazhet e Albertas ne Kanada u shkaterrua ne momentin kur dy djem dhe nje vajze “qeshen” me format e trupit te saj.

“Kjo eshte nje leter e hapur drejtuar dy djemve dhe nje vajze te cilet vendosen te lene menjane punet e tyre per sot ne Shereood Park ku po ndertonin nje shtepi dhe te vinin e te qetesoheshin ne plazhin e Albertas per te shijuar ujin e ngrohte dhe birrat.

Kerkoj ndjese qe dalja ime e pare ne publik me bikini pas 13 vitesh i ka merzitur! Kerkoj ndjese qe barku im nuk eshte i sheshte e me muskuj! Kerkoj ndjese qe beli im nuk eshte i holle! Por NUK me vjen keq sepse trupi im ka mbartur, rritur, mbrojtur e lindur pese femije te shendetshem, inteligjente dhe te mrekullueshem”, shkruan 33-vjeçarja.

“Me vjen keq qe trupi im 33-vjeçar ju ka ofenduar ne ate pike sa te qeshnit dhe te talleshit me mua. Me duhet te them se kur shihja trupat tuaj elegante nuk mund te mos mendoja per veten. Por nderkohe qe pretendova sikur s’degjova gje e sikur s’me hynin ne vesh fjalet qe ju hodhet, ne makine shpertheva ne lot. Faleminderit qe me shkaterruat diten! Jane njerez si ju qe e bejne kete bote nje vend te eger dhe te urryer. Nuk mund ta ndihmoj, por ndjej keqardhje per gruan qe nje dite do te mbarte dhe rrite femijet tuaj, kur trupi i saj elegant te shnderrohet gradualisht pergjate periudhes se mrekullueshme te shtatzenise. Shpresoj vetem qe nje dite ta kuptoni qe shenjat ne barkun tim jane shenja krenarie, jo turpi”, perfundon letren e saj nena krenare e pese femijeve, qe te peste te lindur me operacion.

 Top Channel