Letra per vajzen e tij e Azzola, italianit qe u vra nga Konstandin Xhuvani

Lidhur me artikullin:

“Te uroj te zhytesh me force ne peripecite e jetes dhe ne qofte se bie, pasi eshte e sigurt se kjo do te ndodhe, shpresoj qe te ringrihesh me te gjithe entuziazmin, forcen dhe gezimin per te filluar”.

Keshtu i shkruante vajzes se tij, ne 18-vjetorin e lindjes, italiani i vrare ne Tirane, Paolo Azzola, gje e cila ngjan si nje leter lamtumire. Paolo Azzola, tregtari nga Bergamo, 55-vjecari i vrare nga perleshja ne nje klub nate ne Tirane, ka jetuar ne kryeqytetin shqiptar, ku ka menaxhuar nje dyqan rrobash. Italiani 55-vjecar kishte hobi te shkruarin, ndersa here pas here publikonte artikuj ne “Albanianews.it”. Nga ky pasion ai u kushtonte poezi njerezve te tij te dashur. Azzola u vra nga plumbat rikoshet, pasi ndodhej ne lokalin “Ante Grand”, ku u kryen 4 vrasjet, duke perfshire edhe ate. Trupi i tij i pajete iu percoll autoriteteve italiane. Ai ne Itali drejtonte nje kompani koncesionare kamionesh, ku ndodhet edhe shtepia e familjes. Edhe pse Paolo Azzola ishte inkuadruar mire ne boten e sipermarresve ne Shqiperi, me pjesemarrje ne ndermarrje te energjise apo te artikujve sportive, aq sa ta shpallte veten ne FB, ku shkruante se “Jam punedhenesi i vetvetes”.

Letra

“Per ty Klaudia. Ishte 28 maji i vitit 1996, kur ti linde, kotelja ime. Ti kishe dy sy te medhenj, blu te thelle, gati joreale, ishe shume e bukur. Tani je bere nje vajze e bukur dhe ata syte e medhenj blu vazhdojne te shkelqejne edhe me shume ne fytyren tende qe reflekton te gjithe boten e brendshme, plot emocione dhe dashuri per cdo gje rreth teje. Une uroj qe te jetosh endrrat me te medha. Une uroj qe te zhytesh me force ne peripecite e jetes, dhe ne qofte se do te biesh, sepse eshte e sigurt qe do te ndodhe, shpresoj qe te ngrihesh me te gjithe entuziazmin, gezimin dhe forcen per ta rifilluar. Ne diten e lindjes, te uroj thjesht nje bote ne madhesine tende, nje jete te pikturuar me ngjyren tende, nje buzeqeshje plot gezim, sepse ti je e vecante kete ti e di. Gezuar ditelindjen, qenushja ime, sot eshte ditelindja jote e 18, je e rritur tashme dhe mos i perfundo kurre endrrat e tua”.

Ish-bashkeshortja

Mariarosa Vedovati, ish-bashkeshortja 55-vjecare e Paolo Azzola-s, mes te tjerave, eshte shprehur per mediat italiane, se “Ngjarja ndodhi kaq papritmas, sa nuk dime ende si te veprojme.

“E kam te pamundur te komentoj per nje gje te tille, thote vellai Stefano. Ne Shqiperi e ndiente veten mire, megjithese kishte pak mall dhe here pas here kthehej per te punuar ketu, ne ndermarrjen e familjes”.


Video: