Levoret e drureve tregojne perhapjen e ndotjes
Kimikatet e perdorura per te frenuar djegien nga zjarri ne produktet e konsumit si mobilje dhe veshje mund te behen ndotes toksike nese perhapen ne mjedis. Ne fakt ato kane hyre ne mjedis, ne gjithe boten, ne uje, toke, bime dhe ajer.  Puna per te zbuluar sesa jane perhapur keto lende kimike ka qene nje sfide e madhe, por tani eshte bere disi me e lehte.
 
Ne kampusin e Universitetit te Indianes, Amina Salamova studion ndotesit kimike te ambjentit. Nje grup i ketyre kimikateve te quajtura PBDE,  perdoret si frenues i zjarrit, por mund te shkaktoje efekte te forta te shendeti i njerezve.
“Ato mund te ndikojne tek zhvillimi nervor, sistemi riprodhues, ose tiroidet”.
 
Shqetesimet per keto efekte kane bere qe agjencite rregullatore dhe disa prodhues te fillojne te nxjerrin jashte perdorimit shume kimikate qe frenojne djegien nga zjarri. Por kimikatet PBDE mund te vazhdojne te ekzistojne per vite te tera ne mjedis dhe shkencetaret nuk e dine saktesisht sesi perhapen.
 
Per kete arsye studiuesja Salamova dhe bashkepunetori i saj Ronald Hites zhvilluan nje teknike te re per te matur pranine dhe perqendrimin e kimikateve qe frenojne djegien ne ajer duke analizuar levoren e pemeve.
“Eshte nje zgjedhje ideale, sepse pema nuk leviz dhe thith ne menyre pasive te gjithe perberesit e atmosferes”. 
 
Zonja Salamova thote se studimi i levores se pemeve ka shume avantazhe ne krahasim me metoden aktuale, me te nderlikuar te analizes se ajrit me paisje te shtrenjta, qe kerkoje fuqi te medha njerezore dhe energji elektrike.
“Mendoj se ne te ardhmen kjo metode mund te perdoret ne vendet ne zhvillim qe nuk kane shume burime financiare per studime te nderlikuara atmosferike. Po ashtu kjo metode mund te perdoret aty ku ka mungesa energjie elektrike”. 
 
Me ndihmen e nje rrjeti nderkombetar per vezhgimin e perberesve atmosferike, studiuesit Salamona dhe Hites siguruan kampione levoresh nga 12 zona ne gjithe boten, perfshire Norvegjine, Nepalin dhe Kanadane.
 
Studiuesit perdorin nje thike te vogel gdhendese dhe cekic per te marre disa segmente levoreje, i mbeshtjellin ato ne flete metalike dhe i dergojne ne Universitetin e Indianes per analize kimike.
Studiuesit gjeten prova per pranine e materialeve qe frendojne djegien ne te 12 vendet.
 
Zoti Hites nuk u befasua nga fakti qe perqendrimi me i madh ishte ne zonat urbane, ne Ontario te Kanadase and perreth Liqeneve te Medha ne Shtetet e Bashkuara.
Dicka jo e papritur ishte niveli i larte i kimikateve ne disa zona shume te largeta rurale ne Indonezi dhe Tasmania.
“Atje pothuajse nuk ka njerez fare. Eshte larg burimeve industriale. Por megjihate keta element jane te pranishem dhe ne nivele te larta, ato jane ne nje nivel pak me te ulet se mesatarja, por megjithate te dallueshme ne levoret e drureve Tasmani.” 
 
Gjetjet e studiuesve te sapobotuara ne revisten shkencore Environmental Science and Technology – tregojne se keta elemente pershkojne distanca cuditerisht shume te medha. Studiuesja Salamova shpreson te vashdoje mbledhjen e kampioneve qe te krijohet nje baze te dhenash ne menyre qe shkencetaret dhe agjencite rregullatore ta kuptojne sesa te perhapura jane keto kimikate ndotese dhe te gjejne menyra per t’i eliminuar nga ambjenti.