Lewa: ‘Te Bayern per te fituar sa me shume trofe’

Robert Lewandowski eshte i bindur se kalimi i tij te kampionet e Bundesliges, Bayern Munchen do ta ndihmoje ate te behet nje sulmues edhe me i mire. Polaku u konfirmua zyrtarisht si nje futbollist i Bayernit ne Korrik, pasi kishte firmosur nje marreveshje parakontraktuale me bavarezet ne Janar duke i dhene fund eksperiences se shkelqyer 4-vjecare te Borussia Dortmund. 25- vjecari qe shenoi 103 gola me fanellen e verdhezinjve, para perballjes me ish skuadren e tij per Superkupen e Gjermanise ku do te beje dhe debutimin zyrtar me Bayernin, shfaqi besimin e tij se ai mund te beje me teper progres nen urdherat e Pep Guardioles. “Une e di qe mund te permiresohem. Nuk ka rendesi se ku ke luajtur apo cfare ke bere, gjithmone duhet te japesh gjithcka ke. Une ende nuk kam arritur kufijte e mi. Une shpresoj se mund te permiresohem çdo dite”. Yjet e Bayernit qe shkeqlyen ne Kupen e Botes do te rikthehen me skuadren per miqesoren e fundit me nje perzgjedhje te lojtareve me te mire te Liges Amerikane te Futbollit kete te merkure, vetem nje java para perballjes se tyre me Dortmundin ne 13 Gusht. Finalja e Superkupes se Gjermanise do te luhet ne “Signal Iduna Park” dhe Lewandowksi e di se e pret nje sfide vertet e veshtire me fanellen e Bayernit. “Natyrisht qe do te jete nje sfide e vecante per mua. Une kam kaluar 4 vjet fantastike ne Dortmund, por ndjesite do te jene shume te ndryshme si nje anetar i skuadres kundershtare. Do te jete nje mbermje e veshtire per faktin e thjeshte se kemi pak kohe qe stervitemi bashke por ne jemi nje skuader e mire dhe natyrisht qe do te luajme per te fituar”.