Lewandowski: “Besojme te suksesi kunder Gjermanise”

Lidhur me artikullin:

Polonia duhet te luaje pa frike kunder Gjermanise. I ketij mendimi eshte sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski. Bomberi eshte i vetedijshem qe kundershtari i radhes paraqet nje rrezikshmeri shume te larte per te besuarit e trajnerit Adam Nawalka, por shton se mund te ndodh dhe cudia dhe te jene polaket ata qe do te hedhin nje hap te sigurt per fazen me eliminim direkt te “Euro2016”. Pavaresisht kesaj Lewandowski paralajmeron skuadren e tij se i pret nje ndeshje e veshtire ndaj Gjermanise dhe se perqendrimi duhet te jete maksimal:

“Do te jete nje ndeshje speciale. E njohim mire Kombetaren e Gjermanise, pasi jemi ndeshur dy here me ta gjate kualifikueseve. Sigurisht qe Pancerat jane favorite, jo vetem per takimin kunder nesh, por edhe per ta fituar kete kompeticion. Por pavaresisht rivalit qe kemi perballe ne do te tentojme te bejme maksimumin, pasi gjithcka eshte e mundur ne nje turne si ky. Duhet te ruajme qetesine gjate ndeshjes dhe te jemi te kujdeshem ne cdo moment. Duhet te luajme pa frike dhe nese ndodh keshtu jam i sigurt tek suksesi i skuadres tone”.

Mesazhi eshte i qarte, sulmuesi i Bayern Munchen kerkon fitoren ndaj Die Manschaft. Polonia e nisi grupin C te Euro 2016 me fitoren 1-0 ndaj Irlandes se Veriut fale nje goli te realizuar nga Milik.