Lewandowski: ‘Gotze duhet te luaje akoma me mire’

I sapoardhur ne skuadren e Bayern, Robert Lewandowski i ka fituar zemrat e tifozeve dhe eshte ambientuar menjehere ne skuader. Ne ndeshjet testuese ai ka shenuar 4 gola. Tani gjendet ne Shtetet e Bashkuara se bashku me Bayern Munchen per te zhvilluar nje turne miqesor. ‘Lewa’ tani flet jo si ndonje futbollist i ri ne skuader por si nje lider i vertete. ‘Ndihem shume mire dhe jam pershtatur menjehere me skuadren. Te gjithe me kane pritur mire. Mezi pres qe skuadres ti bashkohen dhe kampionet e botes pasi te luash me 6 futbolliste kampione eshte e jashtezakonshme. Njeri nga keta eshte dhe Mario Gotze me te cilin kam luajtur ne Dortmund. Goli qe shenoi ne finalen e boterorit do ta ndihmoje shume. Une kuptohem shume mire me Marion kur jam ne fushe por besoj se Mario ka ende mundesi per tu permiresuar. Biles ai duhet te permiresohet dhe ka per t’ia arritur ketij objektivi. Jam i bindur’, ka deklaruar sulmuesi polak. Mario Gotze, Philipp Lahm, Jerome Boateng, Manuel Neuer, Thomas Muller i jane bashkuar skuadres se Bayern ne Shtetet e Bashkuara, ndersa Bastian Schweinsteiger eshte ende me pushime pas rekomandimit te mjekut te skuadres.