Lewandowski: “Kontrata e re? Jam 8 muajsh shtatezene”

Lidhur me artikullin:

Me kaq shume dashuri, Bayern Munchen veshtire se ka fituar ndonjehere. Keshtu e komentoi gazeta gjermane “Bild” fitoren e dyte radhazi brenda javes te rekordmeneve me Augsburg-un (3-1). Arjen Robben dhe Robert Lewandowski shkelqyen me kombinimet e tyre dhe shenuan se bashku tre golat e suksesit (nje holandezi, dy polaku).

“Ata te dy programuan nje takim dashurie”, – tha me shaka numri 2 i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, pas ndeshjes.

Nje mendim te ngjashem pati edhe trajneri Carlo Ancelotti:

“Ata paten nje bashkepunim te shkelqyer. Lojtaret me te cilesi te tille jane gjithmone ne gjendje te luajne mire me njeri-tjetrin.”

Robben e pranoi shakane dhe madje e ktheu me humor pergjigjen e tij.

“Restoranti eshte prenotuar qe tani. Nese Roberti do te kishte shenuar edhe golin e trete, mbase do ta kalonim naten bashke”, – u shpreh holandezi. Por kush paguan faturen? “Roberti duhet te paguaje …” – vijoi Robben.

Ideja e tij nuk ishte aspak e keqe, sepse polaku kishte 480 minuta pa shenuar ne Bundeslige dhe dje pati nje arsye te forte per te qerasur.

“Kam respekt te madh per Arjenin. Akoma me shume kur luan si sot. Kemi biseduar dhe sa me shume e mire qe te luajme me njeri-tjetrin, aq me mire per te gjithe”, – tha Lewandowski. Dhe kjo ndodhi pikerisht dje. Ne golin e pare, ata festuan te ndare. Pas golit te dyte, ata menjehere u perqafuan ne delir.

Ne javet e fundit, bashkepunimi i tyre ne fushe nuk ka qene i perkryer, pasi nuk kane qene te lidhur sa duhet. Gjithçka, diçka tjeter qe i bashkon ata eshte rinovimi i kontratave te tyre, te cilat se shpejti pritet te firmosen. I pyetur per kete ne “Sport1“, 28-vjeçari Lewandowski u pyet:

“Nje femije do nente muaj per te lindur. Sa shtatzene je ti me kontraten e re?” Pergjigjja e polakut: “Jam ne muajin e shtate ose te tete.” E njejta pyetje iu be Robben-it, por pergjigjja e tij nuk i gezoi edhe aq tifozet e Bayern-it. “Qe te kesh nje femije, duhet te jesh shtatzene. Une nuk jam“, – deklaroi 32-vjeçari.

Me pak fjale: Lewandowski konfirmoi se negociatat jane drejt perfundimit, kurse Robben ende nuk ka nisur bisedimet me klubin.