Lewis Hamilton fiton ne Brazil. Titulli vendoset ne Abu Dabi

Lidhur me artikullin:

Lewis Hamilton triumfon ne Cmimin e Madh te Brazilit ne nje gare te pazakonte, qe u nderpre dy here per shkak te reshjeve te shiut, me makinen e sigurise qe qendroi ne piste per nje kohe te gjate. Per pilotin britanik ky ishte suksesi i pare ne Interlagos ne karrieren e tij, por me i rendesishem eshte fakti se e ngushton ne vetem 12 pike diferencen me shokun e tij te skuadres Rosberg, i cili u rendit i dyti. Tashme titulli kampion do te vendoset ne cmimin e madh te fundit te vitit ne Abu Dabi, ku pilotit gjerman te Mercedesit do t’i mjaftoi edhe vendi i trete per t’u shpallur kampion i boterorit te Formula 1.

Ne podium u ngjit edhe Verstappen i Red Bullit, i cili pasi perfundoi i 12-ti pas nje pit stopi, mundi t’i rikuperonte nje ri pas tjetrit pozicionet, duke e mbyllur garen i treti.

Vettel ishte ferraristi i vetem qe mundi ta kalonte finishin pikerish ne pozicionin e peste, pasi Raikonen doli jashte pistes ne xhiron e 20-te pas nje perplasjeje te forte ne vijen e drejte.

Paraqitje mire e Sergio Perez me Force Indian, duke siguruar vendin e katert, por edhe e Carlos Sainz me Toro Roson, qe e kaloi finishin para Hulkenberg.

Vendi i tete per Daniel Ricciardon, pas te cilit u renditen Felipe Nasr dhe Fernandio Alonso. Fund i hidhur per Felipe Massan, qe ne cmimin e madh te fundit ne Brazil u terhoq nga gara pas nje aksidenti ne kthesen e fundit te xhiros se 49-te. Duke iu kthyer duelit per titullin, vetem nje mrekulli mund ta beje Hamiltonin ta fitoje boterorin, pasi asgje nuk eshte me ne doren e tij. Rosberg mjafton te marre 15 pike, pra te renditet ne vendin e trete, per te fituar titullin e pare boteror ne karriere.