Li-Fi, teknologjia qe do te sfidoje Wi-fi

Ne nje te ardhme te afert botes do t’i duhet te braktise Wi-Fi ne favor te Li-Fi, nje teknologji alternative me shpejtesi reale transmetimi te dhenash deri ne 1 Gbps, 100 here me i shpejte sesa teknologjia Wi-Fi.
Me kete shpejtesi secili prej jush do te kete mundesi te shkarkoje nje film ne formatin HD ne vetem pak sekonda.

Nje kompani e quajtur Velmenni ka zhvilluar nje teknologji, e testuar ne laborator dhe ne ambjente reale ne Estoni, e cila mund te arrije kete shpejtesi transmetimi.

Li-Fi transmeton te dhena permes dritave LED te cilat pulsojne ne rangun e nanosekondave dhe jane te pakapshme per syrin njerezor. Kjo teknologji eshte shpikur ne 2011-en dhe ne kushte laboratorike ka arritur shpejtesi marramendese transmetimi prej 224 Gbps.

Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi te cilet mund te penetrojne muret e shtepise, teknologjia Li-Fi eshte e bazuar ne sinjale drite qe do te thote se teorikisht eshte me i limituar. Por duke qene i limituar eshte edhe me i sigurte.

Teknologjia Li-Fi hap dyert per zhvillimin e teknologjive te reja ne kushte shtepiake. Ne te ardhmen llampat qe ndriçojne ambjentet e shtepise pse jo mund per perdoren edhe per te shperndare internet.

/PC World Albanian/