Li Na thote mjaft! Terhiqet perfundimisht nga tenisi

I dogji te gjithe ne kohe dhe nuk priti turneun e Pekinit. Li Na thote mjaft, terhiqet dhe e mbyll me tenisin e luajtur. Lajmerimi erdhi nje dite pas spekulimeve dhe paraprirjes se lajmit nga televizionit shteteror kinez, me tenisten kineze dhe aziatike me te mire te te gjitha koherave qe beri gjithshka te ditur personalisht. “Terheqja e menjehershme eshte vendimi i duhur per mua dhe per familjen time”. Li Na eshte padyshim perfaqesuesja me e denje e tenisit ne gjithe historine e kontinentit te saj, madje nuk ka rivale as ne tenisin aziatik te meshkujve per sa i perket sukseseve te arritura. eshte e vetmja teniste aziatike qe ka fituar dy turne Grand Slam, me triumfin ne finalen e Rolando Garros ne 2011 u be kinezja e pare qe fitonte nje turne madhor, ndersa triumfoi serish edhe kete vit ne Australian Open. Aktualisht numri 6 i renditjes boteror, Li Na e kishte filluar karrieren e saj ne badmington, para se te kalonte te tenisi dhe te fitonte ne 2004, titullin e saj te pare ne turneun e Guangzhou. U be e para kineze qe arrinte cerekfinalet e nje Slam ne Wimbledon 2006 dhe hyri ne dhjeteshen e pare te klasifikimit boteror ne 2010, ndersa nje vit me pas luajti finalen e saj te pare ne nje Slam duke humbur ne Melbourne kunder Kim Clijsters. Li Na 32 vjecare, u dorezua ndaj problemeve fizike qe e torturojne prej muajsh. Mungonte ne fushat e tenisit qe nga qershori, me eleminimin ne raundin e trete te Wimbledon, dhe nje muaj me pas u operua ne gju. “U deshen disa muaj vuajtje per te arritur ne kete perfundim. Problemet e mia kronike nuk do te me lejonin te rikthehesha te jem ne tenisten qe isha. Pas kater nderhyrjesh dhe qindra injeksionesh per te lehtesuar dhimbjen, trupi im me kerkon te ndalem. Nese te kaluaren jam kthyer ne fushe pas nje operacioni, kete here eshte ndryshe. Sado qe te provoj qe te rikthehem ne 100%, trupi me thote qe nuk mund te garoj me ne nivelet e larta”.