Lindje – Cameri – Perendim

Opinion nga Ilir Copja.

Mjaftoi nje anije luftarake ruse per te tronditur ekuilibrat gjeopolitike ne Ballkan. Sic e ka treguar shpesh historia e afert dhe e larget e rajonit, ekuilibrat ne kete pjese te globit mbahen ne fije te perit. Mjaftoi prania e Fregates Ruse “Admiral Grigorovich” per ti lekundur ato. Fregata “Admiral Grigorovich” nje nga me te sofistikuarat e flotes ruse po qendron keto dite ne ujerat territoriale greke te Korfuzit dhe Levkadhas. Kjo shfaqe ne ujrat territoriale greke ishte ne kuader te javes ruse, si shenje e marredhenieve miqesore midis dy qeverive. Ky veprim i qeverise greke nuk u pa me sy te mire nga BE dhe SHBA. Pergjigja e tyre nuk vonoi.

Pergjigja e BE dhe SHBA-se ishte nje goditje pas shpine te cilen Greqia nuk e priste. Ato shpluhurosen ceshtjen came, pas plot 56 vjetesh nga hera e fundit qe ajo ishte artikuluar nga nje politikan boteror i rangut te larte. Brenda nje kohe rekord Kongresi Amerikan dhe BE njohen ekzistencen e ceshtjes came duke kerkuar qe te marre nje zgjidhje konsensuale mes dy shteteve. Athina zyrtare reagoi ashper duke e akuzuar komisionerin per zgjerim te Johannes Hann se ka tejkaluar kopetencat e tij dhe se duhej ta korrigjonte deklaraten sepse ishte e papershtatshme. Qeveria shqiptare deri tani e ka kaluar ne heshtje kete ngjarje, Vetem PDIU, pjese e koalicionit qeverises ka pershendetur deklaraten e komisionerit Han duke e quajtur historike e njekohesisht te vonuar. Deklarata e Maja Kociancic nje dite me pas duke konfirmuar deklaraten e nje dite me pare te komisionerit per zgjerim i beri te pavlefshme presionin e Greqise deklarates se Johanes Han. A ka nje lidhje mes ketyre dy ngjarjeve?

Historia na meson se perplasja e interesave te Fuqive te Medha ka ndikim edhe ne politiken rajonale. Trojet shqiptare e kane vuajtur kete perplasje Lindje – Perendim. Ne kohen e Skenderbeut shqiptaret dhe trojet e tyre shiheshin si barriera e fundit ndaj depertimit te Perandorise Osmane drejt perendimit. Mjaftojme te kujtojme Krizen Lindore me Traktatin e Shen Stefanit, Kongresin e Berlimit dhr Konferencen e Budapestit. Trojet shqiptare kaluan sa ne duar te njerit e tjetrit fqinj e tek Perandoria Osmane sipas interesave te Fuqive te Medha dhe aleateve te tyre ne Ballkan. Edhe vete Pavaresia e Shqiperise dhe harta politike e saj u ravijezua nga perplasjet e interesave Italiane e Austro Hungareze dhe Gjermanise, Anglise e Rusise ne Konferencen e Londres, 1912-1913. Zgjidhja qe i dha kjo konference trojeve shqiptare plotesoi interest e tyre dhe demtoi ato te shqiptareve. Qe prej vitit 1913 Çameria se bashku me Kosoven, trevat shqiptare ne Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni mbeten jashte shtetit shqiptar. Po sot pas 103 vjetesh a ka shanse t’i bashkohet Shqiperise Çameria?

Personalisht mendoj se eshte utopike. Kur iu kalua Greqise ne vitin 1913 dhe iu rikonfirmua zoterimi i ketij territory edhe pas Konferences se Paqes se Parisit 1919 dge asaj te mbajtur po ne Paris ne 1946 u “bekua” nga Fuqite e Medha. Ndikimin kryesor ne kete vendimmarrje progreke e ka luajtur Mbreteria e Bashkuar dhe Gjermania ne fillim e me pas edhe nga SHBA. Grequa shpalli pavaresine nga Perandoria Osmane ne vitin 1821 me mbeshtetjen e flotes angleze. Nuk duhet harruar fakti qe nje ndihmese te madhe dhane edhe arvanitasit si edhe Ali Pashe Tepelena te cilet mbeshteten dhe ndihmuan Filiqi Eterian (Shoqeria e Miqve) forca kryesore qe lutonte per pavaresine e greqise. Ndersa Gjermania ishte ajo qe e mbeshteti diplomatikisht per shkak se Perandori Prusian ishte i magjepsur pas Qyteterimit Antik Grek duke vene ne krye te shtetit te ri grek nje mbret gjerman, Otoni I. Pas Luftes se Dyte Boterore, Greqia u kthye ne bazen kryesore te perendimit ne Ballkan si nje pengese ndaj ekspansionit sovietik. Fale investimeve dhe mbeshtetjes perendimore Greqia u kthye ne shtetin me te zhvilluar te Ballkanit duke u bere pjee e BE-se ne vitin 1981. A mund te hedhe dem Perendimi nje investim politik dhe ekonomik dyshekullor te tijin ne Greqi? Une besoj se jo, dhe nuk jam i vetmi qe e besoj kete. Edhe qeveria shqiptare mesa duket nuk e beson kete, dhe zgjedh te heshte duke e konsideruar nje forme presioni ndaj Greqise deklaratem e komisionerit Han.

Çameria eshte krahina midis lumit Bistrica dhe Gjirit te Ambrakise, pjesa me e madhe gjendet sot ne krahinat greke te Epirit dhe Janines. Keto territore te pasura me kullota, ullinj e agrume si edhe nje bregdet te mrekullueshem do ti jepnin nje ndihme te madhe ekonomise shqiptare. Do te realizohej endrra e kahershme e popullsise came te shperngulur me dhune ose me ane te marreveshjeve ndershteterore per shkembimin e popullsise Greqi-Turqi. Por a do hiqte dore lehte Greqia? Absolutisht jo, sepse ka afro nje shekull qe shteti grek dhe shtetasit greke e vendosur ne ato toka kane ngritur ekonomite e tyre dhe nje shkeputje e tille do te sillte trazira sociale ne Greqi dhe nje perkeqesim te ekonomise kombetare qe ende lengon nga kriza e vitit 2009. Po per Shqiperine dhe shqiptaret c’pasoje do te kishte ky ndryshim kufijsh?

Marredheniet Greqi-Shqiperi jane te tensionuara kohet e fundit dhe Çameria do ta pershkallezonte situaten. Qeveria greke ka kohe qe po i ben presion pales shqiptare ne lidhje me miratimin e kufirit detar mes dy vendeve pasi Gjykata Kushtetuese e Shqiperise e shfuqizoi marreveshjen e arritur nga qeveria e meparshme. Kritikat greke ndaj qeverise shqiptare njohen edhe dy moment te tjera tensioni. Se pari miratimi Reformes territoriale, e cila e shpalli Konispolin si bashki me vete sipas variantit te propozuar nga PDIU, parti e komunitetit Çam. Kjo reforme u be shkak edhe per nje rrokade ne koalicionin qeverises ne Shqiperi; futja ne koalicionin qeverises te PDIU-se dhe largimi i PBDNJ-se parti e minoritetit grek. Kesaj I shtohet edhe ambicia e PDIU-se per perfaqesim ministror per te cilen qeveria greke ka shprehur hapur kundershtine e saj. Greqia qe ende ka ne fuqi edhe pas me shume se shtatedhjete vjetesh ligjin e luftes me Shqiperine do behej pengese ne procesin e anetaresimin tone ne BE. Gjithashtu ajo do perpiqej te pengonte edhe fondet e akorduara cdo vit nga BE per zhvillimin e Shqiperise. Kjo bllokade do te shkaktonte destabilizim te situates social ekonomike ne vend, ngadalesim deri ne frenim te rritjes ekonomike, veshtiresim te metejshem ne levizjen e qytetareve shqiptare jashte vendit. Ende ekonomia shqiptare ka varesi nga remitancat si edhe nje pjese e konsiderueshme e te rinjve shohin si te vetmen shprese emigrimin.

Revolta popullore greke mund te kthehej ne albanofobi. Urrejtja e grekeve ndaj emigranteve shqiptare eshte e njohur tashme. Nuk kane qene te pakta rastet kurshqiptaret jane dhunuar nga auritetet greke ne kufi e madje edhe ne komisariatet e policise. Ne disa prej ketyre rasteve eshte ushtruar dhune c’njerezore duke shkaktuar demtime te pariparueshme, deri edhe vdekje. Pasojat e nje vale albanofobie ekstreme sipas mendimit tim do te ishin te pallogaritshme. Ka te pakten treqindmije shqiptare qe jetojne e punojne atje me shume se numri i cameve te debuar gjate nje shekulli. Greqia mund te ndermerrte si mase ekstreme debimin dhe vendosjen e pasurive te tyre nen sekuestro konservative sic beri me ato te cameve gjate Luftes se Dyte Boterore. A e do perballonte Shqiperia nje kosto te tille?

Per ekonomine shqiptare, qe ze vendet e fundit ne rajon do ishte katastrofale. Perspektiva e Shqiperise eshte brenda familjes europiane. Çameria do prishte ekuilibrat brishte ne Ballkan dhe do rriste rrezikun e nje Lufte te Trete Ballkanike, ku pasojat me te renda do t’i vuanin serish shqiptaret Brenda dhe jashte kufijve. Deklarata e Johanes Han eshte e destinuar te mbetet nje forme presioni ndaj qeverise greke qe kjo e fundit te mos i intensifikoje marredheniet ekonomiko-ushtarake me Rusine. Meraku me i madh qe nga koha e Krizes lindore te shekullit XIX per Fuqite Perendimore ishte ndalimi i depertimit rus ne Ballkan. Çeshtja came do jete pjese e axhendes europiane dhe ameriakane per aq kohe sa do te qendroje Fregata “Admiral Grigorovich” ne ujrat greke dhe me pas do te harrohet ne sirtar per t’u rishfaqur atehere kur ndonje anije luftarake Ruse apo Kineze te shfaqet ne kete pjese te Mesdheut.