Lineker thumbon: “Pogba eshte futbollisti me i mbivleresuar ne Bote”

Lidhur me artikullin:

Gary Lineker eshte i njohur per menyren e tij direkte te komunikimit. Ate qe mendon e thote, disa opinione jane pozitive, disa jo edhe aq. Gjate ndeshjes se 1/8 midis Frances dhe Irlandes serish Paul Pogba nuk ishte ne formen e tij me te mire. Midis te tjerave, skena e penalltise padyshim qe ishte nje nga momentet me te keqija te mesfushorit.

“Mos valle Pogba eshte lojtari me i mbivleresuar ne bote?”, pyet Lineker ne Twitter.

Megjithese francezet arriten te kualifikohen fale nje dopiete te Griezmann dhe do te ndeshen ne çerekfinalen me fituesin e dyshes Angli – Islande, Pogba nuk arriti te jepte nje pershtypje te mire.

“Ai ka aftesi, dhe i pelqen te dribloje. Por nuk eshte i forte ne ndertimin e aksioneve, nuk shenon gola dhe ben gabime ne fazen defensive,” vijon ish-sulmuesi anglez. Por me pas edhe e zbut pak duke thene: “eshte akoma i ri.”