LinkedIn rekomandim perdoruesve: Ndryshoni fjalekalimin

Ne 2012-n, LinkedIn perjetoi nje problem te madh ne lidhje me rrjedhjen e te dhenave ne te cilat hekerat u menduan se kishin vjedhur fjalekalimet 6.5 milione perdoruesve.

Zbulohet se numri ishte me i madh se ajo qe u dyshua ne fillim.

Sipas nje postimi ne blog nga LinkedIn, kompania sapo ka mesuar se ne fakt ishin vjedhur me shume se 100 milione kombinime fjalekalimesh. Ky numer mund te jete edhe 117 milione, sipas pretendimeve te njerit prej hakerave ne Motherboard.

Ne menyre qe te mbroje perdoruesit e saj, LinkedIn, shume prej atyre qe u preken, u ka derguar nje email se fjalekalimi i tyre aktual nuk eshte i vlefshem dhe i keshillon te rivendosin nje tjeter. Kompania gjithashtu u ka sugjeruar njerezve edhe masa te tjera sigurie per llogarite e tyre, si per shembull verifikim me 2 hapa, per te veshtiresuar aksesin e hakerave.

Pas rrjedhjes se te dhenave ne 2012-n, LinkedIn rivendosi fjalekalimet e mbi 6 milione perdoruesve, por mesa duket nuk pritej qe edhe emailet gjithashtu te ishin vjedhur.

Sipas Motherboard, hakeri i cili vodhi kredencialet e LinkedIn i nxorri per shitje ne nje treg ilegal ne webin “e zi” me nje çmim prej 5 bitcoin, te barazvlefshme me rreth 2,200 $. Te gjithe fjalekalimet u enkriptuan, por njeri nga burimet e Motherboard tha se 90 per qind e fjalekalimeve u vodhen brenda 3 diteve.

Per te qene i sigurte, LinkedIn te sugjeron qe te ndryshosh fjalekalimin e llogarise edhe nese ne adresen tende nuk te ka mberritur nje email me rekomandimin.

/Ky artikull u publikua me pare te Business Mag Albania.