Lionel Messi drejt Chelsea? Abramovich bisedon me te atin e argjentinasit

Lidhur me artikullin:

Ne Spanje, Leo Messin nuk e duan shume dhe skandali i fundit financiar ku ai eshte perfshire, nga i cili argjentinasi rrezikon 21 muaj burg, ka bere qe skuadra te tjera te hedhin syte nga ylli argjentinas i futbollit. Me sakte, nje dashuri e vjeter e presidentit te Chelsea, Roman Abramovich, ka bere qe ky i fundit te zhvilloje nje takim sekret ne jahtin e tij me babain e Leo Messit. Manjati rus do te kerkoje edhe nje here te sjelle ne Londer sulmuesin argjentinas, ose te pakten do te tentoje te realizoje endrren e tij edhe pse ky duket nje “mision i pamundur”. Edhe pse Chelsea eshte gati te beje çmendurira per te sjelle “pleshtin” ne Londer.

eshte e perditshmja britanike “The Sun” ajo qe ka publikuar lajmin, duke thene se mes Abramovich dhe agjentit dhe babait te Leo Messi ka patur nje takim, rreth 10 dite me pare. Skuadra angleze ka dhene gadishmerine e saj per ta sjelle sulmuesin e ne Londer, aty ku trajner do te jete italiani Antonio Conte, por nuk dihet ende se cila ka qene pergjigjja e lojtarit. Chelsea eshte gati t’i ofroje sulmuesin 800 mije sterlina ne jave (gati 1 milione euro ne jave), por per Abramovich te largoje Messin nga Barcelona duket per momentin nje fantazi. Kjo edhe per faktin se sulmuesi ka nje klauzole prej 250 milione eurosh.