Lionel Messi eshte endrra e keqe e Pep Guardiola

Lidhur me artikullin:

“Eshte padyshim lojtari me i mire ne bote” , kishte thene Guardiola ne vigjilje te Barcelona-Manchester City, por me siguri shpresonte qe Messi te mos ta demonstronte dicka te tille pikerisht kunder tij.

Ndodhi ndryshe, pasi argjentinasi vendosi qe ajo duhej te ishte mbremja e tij, duke “shkaterruar” rikthimin e Guardioles ne Camp Nou, duke marre titujt e pare te gazetave dhe duke lene ne hije trajnerin qe ndertoi rreth tij nje skuader fantastike te Barcelona.

Guardiola eshte perballur me Messin tre here si kundershtar, gjithmone ne Champions, eshte mundur dy here si dhe ka arritur nje fitore qe nuk i beri pune, ne gjysmefinalen e kthimit te 2015, me Bayern qe fitoi 3-2 ne Mynih pasi ishte mundur 3-0 ne Barcelone.

Vlen te theksohet se argjentinasi i ka shenuar plot 5 gola mesuesit te tij, dygolesh ne gjysmefinalen e pare te 2015, dhe tregolesh ne perballjen e fundit, ku nuk i la shpetim Barcelones. Guardiola ka luajtur 4 here ne Spanje si kundershtar ne stolat e Bayern dhe City, ka pesuar 4 humbje e madje skuadrat e tij nuk kane shenuar asnje gol ne fushat e Barcelones, Realid te Madridit dhe Atletikos.

“Eshte gjithmone e veshtire te luash kunder Barcelones edhe kur je me 11 lojtare, lere pastaj me 10. eshte e qarte qe Barcelona ka shume kualitet, por deri ne ndeshkimin e Bravos ne minuten e 52 me karton te kuq, ndeshja ishte e hapur. Nuk eshte nje cerekfinale, kemi kohe per tu permiresuar. Messi gjithmone ka qene keshtu. Qe kur e njoh ben keto gjera dhe vazhdon ti beje. Komplimente per ndeshjen e madhe qe beri”.

Ne krahun tjeter, Luis Enrique i gezohet tregoleshit te numrit 10 te Barcelones, ndersa shtypi spanjoll kishte tituj vetem per Messin.

“Messi ben ate qe do, shkruante Marca ndersa per El Mundo Deportivo, “Messi eshte taktika me e mire qe egziston”.