Liverpool ‘rremben’ talentin 15 vjecar Emeka Obi

Lidhur me artikullin:

Liverpool ka mposhtur konkurrencen e Stoke, duke marre “femijen” Emeka Obi nga klubi i Bury. 15-vjeçari eshte transferuar ne Akademine e Liverpool ne momentin qe klubi ka marre lejen e transferimit nga Bury dhe te drejten per vize ne Britanine e Madhe, per futbollistin nga Nigeria. Obi, i cili qe tani eshte 186 cm i gjate, eshte stervitur me skuadren e pare ne League One dhe gjate veres ka bere nje prove te Stoke City.

Trajneri i Bury, David Flitcorft e ka pershkruar si:

“Talenti me te madh. 15 vjeçari me i mire ne te gjithe vendin.”

Obi debutoi ne gusht kur ishte 15 vjeç e 86 dite, me ekipin e pare te Bury, gjate fitores 4-1 ndaj Morecambe ne nje ndeshje miqesore.

“E kam pasur pese jave ne stervitje me ekipin e pare dhe ka luajtur rregullisht me U-18. Eshte gati per sfida te medha,” – David Flitcorft.

“Ai eshte vetem 15 vjeç, por qe tani eshte i madh sa nje mal. I kemi mesuar disa gjera si luhet futboll dhe ka te dhena te jashtezakonshme per t’u bere dikush. Ky djale na bejme te mendojme se duhet te merremi me shume me te rinjte. Liverpool beri nje levizje te zgjuar,” – perfundoi trajneri i Bury, teksa ende nuk jane bere te ditur termat financiar te marreveshjes, por shtypi anglez shkruan se Bury do te marre nje perqindje te majme, nese talenti shitet ne te ardhmen.