Lizarazu: “Griezmann me kujton Zinedine Zidane”

Lidhur me artikullin:

Antoine Griezmann eshte pothuajse çdo jave nje “hit” ne La Liga me golat, akrobacite, asistet dhe çdo levizje fantastike qe ai ben. Per te krijuar nje pershtypje madje ideale te performancave te tij ka menduar ish-lojtari i kombetares franceze, Bixente Lizarazu, i cili sheh aftesi te ngjashme te yllit te Atletico Madrid me legjenden e “Gjelave”, Zinedine Zidane. Trajneri aktual i Real Madrid konsiderohet si nje prej lojtareve me te mire ne historine e futbollit dhe Lizarazu e di mire se per çfare flet, sepse bashke me Zizou fitoi Kupen e Botes ne Boterorin 1998 te luajtur ne shtepi.

“Nese do te me duhej te gjeja nje pike te perbashket ndermjet tyre, do te thoja kultura e tyre dhe ndjesia e tyre per pasimin. Ata jane dy krijues te medhenj te levizjes”, tha ish-ylli i Bayern Munchen per prestigjiozen “L’Equipe”. “Ata fillimisht mendojne per te tjeret para se per veten dhe kjo ka nje ndikim te madh ne skuader. Duket e thjeshte kur e thua keshtu, por eshte shume me e nderlikuar ne praktike. Te gjithe shihnin se ku eshte Zizou. Mbrojtesit perpiqeshin te korrigjonin gabimet, kurse sulmuesit i shihje duke shpresuar per te marre nje asist”, – shtjelloi mendimin e tij 46-vjeçari.