“Llumi ka dalë në krye,” nga Luljeta Progni

*Luljeta Progni

Zemerimi ekstrem ka shperthyer ne rrjetet sociale menjehere pasi emisioni “Stop” publikoi nje video-skandal ku nje edukatore dhunonte barbarisht nje femije. Eshte nje ngjarje shume e rende per te cilen reagimi me kaq zemerim del nga brendesia e çdo njeriu normal.

Nje edukatore monster e rrah dhunshem nje femije tre-vjeçar ne ate menyre qe nuk mund te te shfaqet as ne endrren me te keqe. Por ja qe ka ndodhur dhe i dhunuari eshte nje femije veçse tre vjeç krej i pafuqishem per t’u mbrojtur.

Autorja e dhunes eshte Anjeza Shabani, e cila ka qene gazetare ne nje emision investigativ te ngjashem me emisionin qe zbuloi skenat e saj te shunes.

Ajo qe duket ne pamje te pare eshte sjellja anormale e nje njeriu me probleme te renda mendore. Autorja shfaqet si nje skizofrene. Te gjithe duan te kryqezojne Anjezen dhe kjo eshte normale, por ne fakt ajo eshte veçse nje rast dhe per fat te keq eshte produkt i shoqerise tone te mbushur me dhune e kaq monstra.

Per fat te keq kjo nuk eshte e vetmja, pasi para pak muajve kjo ngjarje u perserit ne menyre po kaq te rende ne Shkoder e Durres. Me siguri ka te tjera raste po kaq te dhunshme qe ne nuk i dime, sepse nuk kane arritur te shfaqen ne ekranet tona. E sigurt eshte se ka shume “Anjeza” qe po merren me edukimin e ketij brezi te ri te Shqiperise. Ky eshte fataliteti.

Ne kete rast, behet fjale per nje institucion privat te arsimit. Ministrja e arsimit Lindita Nikolla doli sot e tha se: “nuk mund te rrime pas çdo dere pallati a biznesi privat”, duke pranuar si pa te keq se kopeshti ku eshte dhunuar femija 3-vjeçar nuk ishte i regjistruar. Eshte detyre e kesaj ministrie te kontrolloje keto institucione. Ministrja duhet te dale e te na thote se sa here jane kontrolluar keto institucione private te arsimit ne Shqiperi bashke me ato publiket, ku her pas here shfaqet dhuna ndaj femijeve. Kryeministri Rama te dale sot e te na thote se cili eshte niveli i institucioneve private te arsimit ne Shqiperi dhe sa here jane kontrolluar ne keto tri vite nga institucionet qe ai drejton.

Eshte fakt se ne tre-kater muajt e fundit jane publikuar ne media raste te shumta skandalesh me keqtrajtimnin e femijeve neper isntitucionet shteterore te arsimit, siç ishte jetimorja ne Durres dhe jetimorja ne Shkoder. Jane te pakten tri raste shume te renda te keqtrajtimit te femijeve ne jetimoren e ketyre dy qyteteve. Rasti ekstrem eshte i dyti ne Shkoder ku femije te mitur perveçse jane dhunuar fizikisht, jane dhunuar edhe seksualisht ne menyre te vazhdueshme per disa vite. Si zakonisht ngjarja irritoi opinionin publik per disa ore dhe kaq. U arrestua stafi drejtues i jetimores se Shkodres dhe siç e do zakoni ne Shqiperi çeshtja po hetohet “avash-avash” neper nivelet e drejtesise per te mberritur po siç e do zakoni ne finale, atje ku i akuzuari ia del gjthmone te lirohet per mungese provash.

Shpresojme se nuk do te ndodhe me keto raste, sepse zullumi i monstrave qe prodhon kjo shoqeri ku mungon drejtesia e insitucioneve shteterore, eshte shtuar se tepermi.

Ku e marrin guximin keta njerez qe vazhdojne te ushtrojne dhune ndaj femijeve pa perfillur aspak ndeshkimin e ligjit. Mos do te thote kjo se askush nuk ka frike askend dhe mund te bejne ç’te duan persa kohe qe korrupsionin ne insitucionet shteterore e kane avokatin me te mire?

Mund te behesh deputet edhe pse ke qene kriminel, mund te behesh drejtor edhe pse ke patur si te vetmin aktivitet te jetes prostitucionin dhe trafikun e droges, mund te behesh ç’te duash e te dalesh ne krye te shoqerise mjafton te jesh i forte e t’i sjellesh vota partise nje here ne kater vjet. Bashke me votat sigurisht edhe perfitime te tjera qe prodhon ky sistem i korruptuar koke e kembe.

“Te fortet” nuk kane frike te thyejne ligjin. Kush eshte me i forti nuk ka frike te godase te dobetin, jo se nuk ekziston ligji por se llumi ka dale ne krye te shoqerise dhe i ka rene per pjese ta zbatoje ligjin. Llumi ka rregullat e veta. Ne krye te moçalit del prap me i forti. Ky eshte modeli qe na promovoi “Rilindja” ne keto tre vjet. Jo se nuk kishte ekzistuar me pare ky model, por u perforcua aq shume sa njerezit normale, taksapaguesit e rregullt e qytetaret e Shqiperise jane strukur neper qoshet e tyre, te trembur e te pafuqishem as per te mbrojtur femijet e tyre. Llumi ka marre revansh e nuk ndalet.

/27.al