Locatelli: “Une dhe Donnarumma per shume vite te Milan.

Demtimi i rende i Riccardo Montolivo ka pershpejtuar kohet, por qe Manuel Locatelli do te ishte e ardhmja e Milan kjo ishte e shkruar ne fatin e 18-vjeçarit te pazakonte. Madje disa vite me pare per mesfushorin kishte kemengulur fort presidenti Silvio Berlusconi qe shihte tek ai Pirlo te ri. Nje investim i rendesishem te cilin vetem koha do ta tregoje. Por djaloshi, pavaresisht faqeve te para te gazetave, qendron me kembe ne toke dhe vazhdon te jetoje ne Milanello sebashku me shoket e tij te rinj te konviktit: “Ketu jam shume mire. Me trajneret kam nje raport shume te mire, kam nje dhome vetem per vete, dhe jam me te gjithe shoket e tjere”.

Locatelli, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, tregon sekretin e suksesit te tij:

“Fale familjes time. Babai im punon ne banke, nena eshte shtepiake. Vellai im luan ne Inveruno ne D. Qe te vegjel ishim te pandashem, nese nuk isha ne nje skuader me te nuk luaja. Pastaj eshte motra ime, qe eshte diplomuar per rusisht. Me dergon mesazhe aq te bukura sa me bejne te qaj. Une ndihem ende si moshataret e brezit tim. Nese do te mendoja per parate dhe pagen ne kete moshe nuk do te shkoja asgjekundi. Rrjetet sociale? Mjafton te mendosh se çfare i ndodhi Montolivo. Jam shume i kujdesshem ne perdorimin e tyre, nuk ekzagjeroj asnjehere, sepse mund te me demtojne”.

Locatelli ne keto muaj eshte shnderruar ne nje model frymezimi veçanerisht per te rinjte e tjere kuqezinj:

“Me kerkojne foto dhe keshilla. Them gjithmone se nese dikush eshte i forte, heret apo vone rasti do t’i vije. Konvikti e ka pamjen nga “San Siro”, mjafton te dalin ne dritare per te pare se ku mund te arrijne nje dite. Sepse “San Siro” eshte stadium i endrrave”, tha 18-vjeçari i lindur ne Lecco te Italise duke shtuar: “Kur hyj ne Meazza ende nuk e besoj qe po ndodh. Gjate udhetimit qetesohem duke menduar per familjen time, dhe per kohen kur luaja ne park bashke me vellain. Ndonjehere shikoj edhe ndonje fotografi. Ç’do te kisha zgjedhur nese nuk do te isha bere futbollist? Hetues, me pelqenin filmat me detektive”.

Me pas falenderon Montella per besimin dhe nenvizon:

“Bastin do ta kisha vene edhe une. Ne fillim me futi disa here nga stoli, me pas demtimi i Montolivo-s pershpejtoi proçesin. Por gjithçka ndodhi natyrshem”. Megjithate djaloshi eshte i vetedijshem se ka gjera qe duhen permiresuar: “E di qe kam bere gabime. Me Juve, per shembull. Te gjithe kane folur per golin tim, por kam humbur edhe ndonje top te shemtuar. Jane gjera te cilat i rishikoj per te kuptuar se ku kam gabuar”.

I thirrur rishtaz ne Kombetaren A per stazhin, gjithsesi nuk duket se mendon per aktivizimin me te medhenjte:

“Jam i lumtur, por le t’i hedhim hapat nje e nga nje. Po luaj me U19-en dhe jam mire. Nga Ventura nuk pres asgje”. Sigurisht gjate intervistes nuk mund te mungonte kapitulli “Derbi”, i pari per Locatelli-n ne “Serie A”: “Interi-t i kam shenuar nje gol, kur luaja me te rinjte. Atyre do ju hiqja Icardi-n, sepse ai e sheh porten shume mire. Ky Inter eshte i veshtire per t’u studiuar, sepse ka ndryshuar trajner. Por ndeshjen duhet ta bejme ne”.

Ne fund Locatelli siguron tifozet lidhur me qendrimin e Donnarumma-s te Milan:

“Projekti te rinj dhe italiane eshte shume i bukur dhe per kete duhet te falenderojme Berlusconi-n dhe Galliani-n. Sekreti ne sektorin tone te te rinjve qendron te njerez si Filippo Galli dhe De Vecchi. Me mua, Donnarumma, Calabria, Romagnoli, De Sciglio Milan ka nje projekt te bukur per 10 vitet e ardhshme. Une dhe Gigio jemi njohur qe te moshat dhe jemi miq te vertete. Ai eshte nje fenomen. Bashke stervitemi dhe bejme shaka, kemi shume gjera te perbashketa. Por jo ne muzike: kur sulmon me kenget e tij napoletane une vendos kufjet…”.