Lojerat Olimpike kane startuar me futbollin e femrave

Futbolli ishte sporti qe celi Olimpiaden e Rio 2016, me Nilla Fischer te Suedise qe realizoi golin e pare te kompeticionit. Sfida mes Afrikes se Jugut dhe Suedise ne futboll per femra, e cila u luajt ne stadiumin Olimpik u fitua nga skandinavet me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja ishte e vlefshme per Grupin E dhe ishte nje gabim i portieres se Afrikes se Jugut, Roxenne Barker qe i lejoi Fischerit te realizonte golin e 3 pikeve per ekipin e saj ne nje grup shume te veshtire, ku bejne pjese dhe Brazili dhe Kina, me vendin organizator qe arriti te fitoje 3-0 ndeshjen e pare.

Kanadaja gjithashtu e nisi me fitore turneun olimpik pasi mundi 2-0 Australine ne Grupin F, pavaresisht se luajti per 70 minuta me 10 vete. Golat per kanadezet u realizuan nga ana e Beckie ne minuten e pare, qe ishte njekohesisht dhe goli me i shpejte i shenuar ndonjehere ne nje Olimpiade pas vetem 20 sekondash dhe Sinclair ne te 80-ten. Fitore te thelle regjistroi Gjermania qe mundi 6-1 Zimbabven. Dapritz dhe Popp shenuan ne pjesen e pare per Gjermanine, ndersa perfaqesuesja afrikane arriti te shkurtonte diferencen ne minuten e 50-te me Basopo. Gjithsesi gjermanet nuk e vune per asnje moment ne dyshim rezultatin pasi realizuan dhe kater here te tjera me Behringer, dy here, Leupolz dhe nje autogol te Chibanda ne minuten e 90-te. Ne Grupin G, SH.B.A. e nisi gjithashtu me nje fitore te paster pasi mundi 2-0 Zelanden e Re, me gola te Lloyd dhe Morgan, kurse Franca e pati te lehte ne suksesin 4-0 ndaj Kolumbise, teksa e zgjidhi takimin qe ne pjesen e pare ku shenoi 3 nga kater golat e saj.