Lojerat Olimpike RIO 2016 ne rrezik prej logjistikes

Lidhur me artikullin:

Kur duhen edhe 108 dite qe te nisin Lojerat Olimpike “Rio 2016” disa nga Federatat Nderkombetare kane leshuar alarmin se impiantet sportive nuk jane gati. Jo vetem kaq, por edhe logjistika mbeshtetese per te organizuar keto evente nuk ekziston apo funksionon si duhet, duke ngritur alarmin se Olimpiada mund te kthehet ne nje deshtim. Per me teper qe ne Brazil kriza ekonomike dhe politike ka kapur majat, pas “OK” per te nisur nje hetim ndaj presidentes Dilma Rouseff. Te gjithe jane te shqetesuar, pasi aktivitetet mund te kene mangesi elementare gjate garave.

Drejtuesit e Federates Nderkombetare te Tenisit (ITF) kane deklaruar se logjistika ne fushat e tenisit eshte skandaloze, ashtu sikurse probleme u verejten edhe gjate nje turne te gjimnasikes fundjaven e kaluar. Energjia elektrike largohej shpesh, duke lene ne mes garat. Kjo situate ka alarmuar drejtuesit e Komitetit Olimpik Nderkombetar (IOC), qe neser do te dergoje ne Rio dy nga drejtuesit e saj me te larte per te pare nga afer situaten. Nderkohe qe ne te gjitha frontet punohet 24 ore ne dite per te qene gati me 5 gusht, diten qe nisin Lojerat Olimpike.