Lorenzo: “Ne Valencia u zhvillua gara me e bukur e 3 dekadave te fundit

Lidhur me artikullin:

Jorge Lorenzo nuk ka dyshime, per kampionin e botes ne Moto GP, gara e Valencias ishte nje nga me emocionueset e 30 viteve te fundit. Ne nje interviste dhene per revisten “Vogue”, spanjolli i Yamahas rikthehet te flase per titullin e fituar pikerisht ne Valencia. “Nuk mund te kishte nje finale me dramatike dhe emocionuese. Po shkoja drejt ktheses se fundit pa e ditur kush ishte kampioni. Ishte gara me emocionuese e 30 viteve te fundit, por ndoshta edhe e gjithe historise se ketij sport”, thekson ai.

Ne vijim te intervistes, Lorenzo e pranon se sezoni nuk ishte i gjithi per t’u mbajtur mend por ai shton se edhe kampione si Michael Jordan e Leo Messi kalojne periudha te erreta ne karrieren e tyre por nuk jane dorezuar, ata jane ringritur dhe kane ditur te fitojne. Kontrata e tij me Yamahan skadon ne vitin 2016 por Lorenzo deshiron te vazhdoje edhe per shume kohe me kete skuader duke theksuar: “Kem ende edhe nje vit ne kontrate por dua te rinovoj. Me pelqen te garoj deri ne moshen 38 vjeçare. Edhe ne garat me makina jam konkurrues por nuk dua te ndryshoj ambjent”.