Lorik Cana do te lere futbollin? Ja si pergjigjet kapiteni i kombetares

Lidhur me artikullin:

Mberriti ne FC Nantes ne vere, nga Lazio e Romes, por Lorik Cana nuk ka ndermend ta perfundoje karrieren e tij menjehere. Edhe pas “Euro 2016”, per te cilin po pergatitet te konkurroje ne France me vendin e tij, Shqiperine, lojtari i gjithanshem i “Canaris” nuk mendon t’i “vare kepucet ne gozhde”. Keshtu shkruajne mediat franceze, te cilat i referohen deklaratave te kapitenit kuqezi per to. Ne moshen 32-vjeçare, Lorik Cana nuk ka te ndaluar ne te menduarit e karrieres se tij.

Mbrojtesi qendror, apo mesfushori, eshte i perqendruar ne sezonin aktual me FC Nantes, skuadres se “Ligue 1”, te ciles iu bashkua vone, diten e fundit te gushtit 2015. Vertet, shqiptari ka nje karriere te gjate, duke kaluar neper PSG, OM, Sunderland, Galatasaray dhe natyrisht Lazio, por Cana mbeshtetet ne shendetin e tij fizik per te luajtur, per aq kohe sa te jete e mundur. Mediat e vendit amtar, te Prishtines, veç te tjerave, kane shperndare zerat se Cana do te shpalle fundin e karrieres se tij pas “Euro 2016”.

“Une nuk e di se ku i marrin keto informata. Gjithmone kam thene se, per sa kohe fizikisht do te ndjehem mire, do te luaj futboll. Do te perqendrohem shume ne keto kater muajt e mbetur, sepse dua te bej rrugen me te mire te mundshme per ne “Euro 2016”. Natyrisht, objektiv eshte edhe mbyllja e ketij kampionati sa me lart te jete e mundur me FC Nantes, – u pergjigj Lorik Cana, qe evokon rregullisht Kampionatin Europian. – Dhe, se fundi, une kam nje gare te madhe ne qershor. Nese nuk kam ndonje demtim te madh, nuk pritet qe te ndaloj se luajturi futboll.”