Lorik Cana: “Lamtumira ime nga kombetarja ne vitin 2017”

Lidhur me artikullin:

Reagon Lorik Cana pas zerave se ne ndeshjen me Spanjen me 9 Tetor ne “Loro Borici| do te zhvillohet ceremonia e lamtumires se tij me Kombetaren. Ne nje postim ne adresen e tij ne “Facebook”, ikona e perfaqesueses kuqezi ka sqaruar te gjithe opinionin publik se nje ceremoni e tille eshte parashikuar gjate gjashtemujorit te pare te 2017-es, por pa e percaktuar se ne cilen ndeshjen te Shqiperise.

“Pershendetje te gjithe miq, me kane pyetur rreth ceremonise e lamtumires me kombetaren dhe zerat qe po qarkullojne per mbajtjen e saj me 9.10 ne Shkoder!!!
Doja te ju informoj qe nuk eshte e vertet, dhe me shume mundesi kjo ceremoni do te mbahet ne 6 mujorin e pare te 2017 se.
Me rrespekt dhe dashuri Loriku.”

Mese i qarte ne kete qendrim te tijin Lorik Cana, i terhequr nga Kombetarja Kuqezi pas “France 2016”. Sigurisht qe per te do te kete nje ceremoni madheshtore, ashtu sic i ka hije nje legjende qe ka dhene gjithcka per perfaqesuesen e te gjithe shqiptareve, por kjo nuk do te ndodhe ne ndeshjet e radhes te 2016. Aktualisht Cana eshte pa skuader, pas nderprerjes me konsensus te marredhenieve me Nantes, por nuk perjashtohet mundesia qe ne te ardhmen t’i rikthehet futbollit per nje etape te fundit te karrieres se tij.