Lorik Cana luan i demtuar. Kombetarja e fsheh

Ka nje histori qe nuk eshte treguar dhe eshte mbajtur e fshehur, edhe nga stafi i kombetares per kapitenin Lorik Cana. Gjate gjithe kesaj kohe, Lorik Cana ka luajtur me kujdes, ne menyre qe te mos rrezikonte nje demtim qe do ta linte jashte Europianit.

Miqesorja e fundit ndaj Ukraines e vertetoi kete gje, teksa ne pjesen e dyte nuk doli ne fushe, pasi ne te paren e perplasi keq mesin gjate nje dyluftimi ajeror me nje kundershtar.

E gjitha lidhet me nje operacion te kryer kur ishte ende me Lacion dhe nuk kishte prishur kontraten me bardhekalterit.

“Sport Ekspres” ka arritur te zbuloje ate qe i ndodhi kapitenit te Shqiperise. Nje operacion i shkuar keq, gjate ngjitjes se vertebres. Kjo, pergjate gjithe muajve qe nga vera e shkuar, i ka sjelle shqetesime te medha.

Madje, ne France, duke rene dakord edhe me Nanten, skuadra qe e mori, kapiteni i kombetares vendosi qe te mos luante ne asnje fushe ku kishte bar sintentik. Pikerisht ky ka qene edhe motivi qe shpesh keto terrene e kane penalizuar ne te shkuaren, pasi menjehere nis dhimbja e mesit.

Problemi ne fjale, te cilin gjakovari e ka si nje gur te rende – a thua se historia e Sizifit te ishte kthyer ne realitet – pas kraheve, e ka detyruar qe muajt e fundit ne France te mos aktivizohet me vazhdimesi.

Edhe trajneri kuqezi, Gianni de Biasi, ka qene ne dijeni te plote, ashtu si edhe stafi mjekesor i kombetares, por ky fakt eshte mbajtur i fshehur pikerisht per te mos e merzitur me shume kapitenin, qe gjate gjithe kesaj kohe ka luajtur me dhimbje te tmerrshme dhe ka rrezikuar jo pak.