Lorik Cana: “U jam mirenjohes Granitit dhe Xherdanit”

Lidhur me artikullin:

Lorik Cana per Shqiperine, shqiptaret e Zvicres, e natyrisht Kosoven. Jane keto disa nga temat me interesante qe prek kapiteni i Kombetares ne nje interviste te gjate per portalin zviceran “Grenchnertagblatt.ch”, te cilen e nis me elozhet per Vladimir Petkovic, ish-trajnerin e tij te Lazio qe tani do ta gjeje perballe ne Europian ne drejtimin e Zvicres.

Padyshim qe pjesemarrja me Shqiperine ne Europian per Canen ky eshte kurorezimi i nje karriere te gjate me kapitenin qe e ben te qarte menjehere se skuadra jone ka nje mentalitet fituesi dhe deshiron te fitoje cdo ndeshje, si dhe do te kete ne mbeshtetje tifozet fantastike.

Kur e pyesin mbi patriotizimin Cana shpjegon:

“Po, por keshtu jane te gjithe lojtaret e skuadres tone. Padyshim qe ne jemi paksa me krenare per kombesine tone sa mund te jene per shembull zviceranet”.

Per t’i shpjeguar perse-ne gazetareve nga Zvicra duhet rrefyer historia e gjate e Shqiperise, Cana perpiqet ta shpjegoje edhe me faktin se shume nga shqiptaret jane rritur jashte vendit, por kane ruajtur zakonet shqiptare dhe jane krenare per historine tone, duke e etiketuar Kombetaren si piken qe bashkon gjithe kete force. Gjithsesi nuk ka aspak mllef per shqiptaret qe zgjodhen Zvicren, kur gazetari e ngacmon duke i thene se ka kritkuar Granit Xhaken, Behramin apo Shaqirin qe luajne per Zvicren Cana pergjigjet:

“Jo nuk eshte keshtu. Une kam thene se do te ishte mire per ne ne kendveshtrimin sportiv qe keta lojtare te medhenj te luanin per Shqiperine. Me ta ne do te ishim shume me te forte, por askush nga skuadra jone nuk ka thene nje fjale te keqe per ta. Madje une iu jam mirenjohes per ate cfare kane bere.”

Fjala mirenjohes padyshim meriton nje shpjegim me te thelle te cilin Cana nuk ngurron ta beje

“Ata kane bere dicka te rendesishme per Shqiperine dhe vecanerisht per Shqiptaret e Zvicres. Shume prej njerezve tane Zvicra ju ka dhene nje shans te ri ne jete dhe Xhaka, Shaqiri dhe te tjeret kane bere me te njohur emrin shqiptar ne Zvicer duke i kthyer dicka ketij vendi per mikpritjen qe iu ka dhene. Por sigurisht qe ata jane shqiptare, jane vellezerit tane.”

Do te kete edhe nje duel mes vellezerish jo figurativisht ne ndeshjen me Zvicren, ai mes Granitit dhe Taulantit dhe Cana eshte i bindur se te dy do te japin me te miren ne fushe duke menduar vetem per te fituar. Nje teme e rendesishme eshte dhe ajo e Kosoves, Cana pyetet nese mund te luaje per Kosoven ne eliminatoret e Rusi 2018, dhe ketu qendrimi i kapitenit eshte i njohur per te gjithe, me Canen qe shprehet.

“Gjeja me e rendesishme per mua eshte qe Kosova nuk eshte me e izoluar. Tani futbollistet aty mund te jetojne endrren e tyre dhe te investohet me shume ne infrastrukture dhe kampionat. Futbollistet Kosovare ishin si te burgosur, tani jane te lire. Veshtire se une mund te luaj per Kosoven. Tani na duhet te gjejme zgjidhjen me te mire per te dyja skuadrat, Shqiperine dhe Kosoven. 99% e shqiptareve duan qe te kete vetem nje skuader te vetme te fuqishme, por per arsye politike tani kjo eshte e pamundur.”