Lotito: “Bielsa nje i cmendur i vertete. Kerkonte klauzola ne kontrate”

Lidhur me artikullin:

“Ate e quajne te çmendur, por une jam me i çmendur se ai.”

Ky eshte paralajmerimi qe jep presidenti i Lazio, Claudio Lotito, teksa shpjegon arsyet e doreheqjes se papritur te trajnerit Marcelo Bielsa nga drejtimi i ekipit italian, kur ishte arritur nje marreveshje verbale ndermjet paleve. Numri 1 i klubit kryeqytetas ka dhene versionin e tij duke “dribluar” gazetaret pas versionit te argjentinasit pak dite me pare.

Lotito zbulon se fqinjet e Romes jane ata te cilet kane penguar afrimin e Bielses ne klubin ku punon si drejtor sportiv Igli Tare. Sipas presidentit, Walter Sabatini, drejtor sportiv i verdhekuqve, ka bere gjithçka qe Bielsa te mos behet trajner i Lazio.

“Ai i telefonoi per t’i thene qe te mos vinte, qe une nuk isha nje njeri i besueshem dhe se Verón pati bere te njejten gje”, – thote Lotito.

Gjeja me e pabesueshme e çeshtjes, sipas Lotito, eshte numri i madh i klauzolave qe Bielsa kerkonte.

“Kishte mijera klauzola. Ai donte parate e tij ne dollare dhe ato qe humbte nga ndryshimi i monedhes duhej t’i paguaja une nga xhepi im. Nese do te ndryshonte kursi i kembimit ne Itali, gjithashtu duhej ta mbuloja une diferencen.”

Por nuk mbyllen ketu kapriçiot e Bielses.

“Ai kerkonte edhe bileta avioni te klasit te pare per ne Argjentine per pese persona dhe pese celulare. Na tha se kishte nevoje per dy apo tri ore ne dite per te folur me njerezit e tij ne Argjentine”, – shton Lotito, i cili thekson se “Bielsa jeton ne La Pampa, por ketu ka rregulla. U largova prej tij, se eshte nje deshtak shume i hidhur”.

Ne klubin e Lazio besojne se tekniku mund te jete larguar per shkak te nje oferte per te drejtuar kombetaren argjentinase.

“Do t’i shkojme deri ne fund ketij procesi dhe do te jemi ne dijeni te asaj qe ben Bielsa. Ate e konsiderojne te çmendur, por une jam me i çmendur se ai”, – perfundon Lotito, i zhgenjyer dhe i zemeruar.