Low do te vazhdoje te jete trajneri i Gjermanise

Perpara Boterorit ishin te pakte ata qe deshironin qe trajneri Joachim Low te vazhdonte detyren e tij ne krye te stolit te kombetares gjermane, por tashme qe Gjermania u kurorezua per here te katert kampione e botes, ankthi me i madh ne vendin teuton lidhet me te ardhmen e 54-vjeçarit, i cili kishte lene te hapur nje mundesi largimi ne perfundim te Boterorit. Gjithsesi sipas asaj qe shkruan “Bild”, Low do te vazhdoje te jete trajner i Gjermanise dhe ne vazhdim dhe madje DFB pritet t’i ofroje atij dhe nje rritje page ne menyre qe te mos jete i tunduar nga ndonje oferte, e cila mund te vije nga klubet e medha europiane.