Luca Bertoni i Partizani. Historia e ish kapitenit te Primavera te Milan

Speciale, historia e Luca Bertonit / Vetem 24-vjeç, por 10 vjet “I ferguar” mes talentesh qe mbeten te pashperthyer, perveç njerit, mbrojtesit titullar te Italise dhe Milanit. Aventura te Sudtirol u mbyll me 57 ndeshje ne dy sezone. Gati te marre çelsat e mesfushes se kuqe, nje histori se prapthi me Felipe Gomesin, qe u kthye ne Lega Pro

Vicolo Predabisi eshte nje komune, qyteze, me vetem 3900 banore, ku te huajt jane me gishta, sigurisht, ndersa shtrihet ne rajonin e madh te Lombardise. Aty, me 19 qershor 1992, lindi Luka Bertoni, teksa deshira e tij, ashtu si e shume femijeve te tjere, ishte topi, fusha dhe portat… Nje sport popullor, futbolli, qe ne te gjithe boten josh te rinj dhe, kohet e fundit, madje, edhe te reja. E te mendosh qe po ne ate vit, Partizani, ishte duke kaluar nje shkelqim te jashtezakonshem dhe, vetem nje vit me pas, ne sezonin qe do te nise (1992-1993), do te shpallej kampion per te 15-en here. E fundit,ne rend kronologjik, sepse me pas, nje sere eventesh do te zhysnin klubin me tradite dhe histori ne nje “katrahure” dhe periudhe tranzicioni nga e cila ka vetem pak vite qe ka dale…

Tashme, te kuqte, plot 13 vite me vone, jane gati qe te synojne titullin serish, edhe pse vjet ishin shume prane dhe ne 90 minutat e fundit te kampionatit, pane Skenderbeun qe t’i merrte trofeun. Luka Bertoni, teksa Partizani i Albert Xhanit humbiste nje titull, 2007-2008, ishte regjistruar te Akademia e Milanit dhe nuk mund te mendonte se nje dite do te vishte fanellen e te ekipit te kryeqytetit… Por, jeta dhe futbolli eshte i tille, pra me te papritura. Nga Milani te Sudtirol Alto Adiçe, skuadra e Serie C (sot Lega Pro), qe i dha nje shans. Nje sezon me ekipin e kategorise se trete dhe 22 ndeshje, nga te cilat shumica si titullar. Me pas, serish rikthim te kuqezinjte dhe serish huazim te Karpi e, ne fund, ribashkimi me Sudtirolin, i vetmi vend ku ndjeu besimin qe i mungonte. Mesfushor cilesor dhe me tipare ofensive, por edhe nje katalizator i shkelqyer i lojes. Por, cili eshte ne te vertete Luka Bertoni dhe a ka bere supergoditje Partizani?

Personazhi – Nje rruge e gjate, me sakrifica, por ne te njejten kohe e mbushur me kenaqesi, te gjitha me fanellen e Milanit. Te ecesh, te pedalosh, thjesht te vraposh pas nje topi me kembet e vendosura ne toke dhe me koken lart, por pa “fluturime Pirandike”. Kurre s’I kane sherbyer askujt. Realiteti thote qe ai shirit qe ka mbajtur ne krah kur luante me fanellen e ekipit Primavera te Milani eshte çmimi i duhur i nje rrugetimi te gjate dhjete vjet. Kur Milani zgjodhi Luken, ai u ndje krenar per ate qe kishte bere, qe kishte arritur, per te gjithe mundin. Veshja e fanelles kuqezi eshte ndoshta kujtimi me i bukur i dhjete vjetesh fitore. Mire se vini ne historine e Luca Bertoni, ish-kapitenit te ekipit te te rinjve te Milanit, pra atij Primavera.

Nga Jugu ne Veri – Nga provinca e Milanos, siç e thame, pra Vicolo Predabisi, me deshiren per t’u gjendur ne Linate perpara (lagjia e vjeter e Milanit) te Milanello e diteve te sotme, qe eshte edhe nje nga vendet “me te mrekullueshme dhe historike”, do te thone shume legjenda qe kane kaluar. Aty ku edhe oksigjeni te fut ne nje perralle te bukur, te quajtur Milan, nje klub legjendar dhe qe ka fituar gjithçka ne bote. Ajo ndergjegjie e paster sidomos naivitet per nje njeri dhe lojtar qe jeton ne menyre natyrale, sepse per te ka qene “thjesht” normale te vishte fanellen e nje prej klubeve me te titulluara ne bote, duke u stervitur nga trajnere dhe eksperte qe kane shkruar faqe te rendesishme te futbollit dhe kane kaluar nje sere masterash trajningu. E te mendosh qe mberritja e tij ne Milanelo ishte sikur je future ne nje bote magjike, pasi te luash me Meleganezen s’eshte njesoj si me Milanin… Pikerisht me ekipin e provinces luajti nga mosha 7 deri ne 10-vjeç.

Provat e para ne Linate jane nje emocion i papershkrueshem, nje pikenisje i nje udhetmi qe nuk i dihej fundi… Sigurisht, nuk i dihet as sot qe do te provoje shanset te Partizani. Te jesh 20-vjeç dhe te kesh kaluar 10 vjet me kuqezinjte… Te Milani, kthente koken djathtas dhe shihte nje lojtar te shpejte, emri i tij ishte Simone. Te tjere femije luanin ne vitin e larget 2002, Marko, Matia dhe Luka. Pe rata qe s’kane kuptuar se per cilet flitet, i rikujtojme keto talente: Simone Verdi, Marko Fosati, Matia de Shiljo dhe Luka Giringeli. i pari qe dallon cilesite e Bertonit dhe nis ta “fergoje” eshte Paolo Bertani, ish-trajner i Picigetones ne Serie D, i konsideruar i madh per karakter dhe personalitet. Bertani e stervit dhe i jep mundesi qe te luaje ne mesfushe ne disa pozicione, por sidomos mes krahut dhe qendres ne nje skeme 4-4-2 dhe 4-3-1-2.

Ne qender – Ne te gjitha sezonet, Luca ka kolesionuar paraqitje si titullar dhe shume minutazh ne kategorine e te rinjve, nga Debutuesit, paraterinjte dhe te rinjte, Primavera, duke u rritur si profesionalisht por edhe si njeri. Cilesi teknike dhe morale, te duhurat per te pasur koken ne vend. Sigurisht, ajo qe e pengonte disi te ambjentohej ashtu si do te deshironte ishte fakti qe nuk kishte kohe te lidhte miqesi me shoket e topit, pasi çdo vit nderronte kategori moshash dhe skuadrat gjithashtu pesonin revolucion. Por, Luka, ishte gjithmone i pranishem. Bagazhi teknik i tij as qe nuk diskutohej, jo me kot te Milani besonin.

“Ksavi vogel” – Per inteligjence teknike dhe aftesi per te lexuar lojen, Luka Bertoni u cilesua si “Ksavi i vogel” nga ish-trajneri i tij, Xhovani Stropa. Hiperbole qe e jep idene per cilesite teknike dhe pozicionimin taktik te mesfushorit. Ne katerkendorin e fushes eshte i afte qe te nderroje marshet e lojes sa here qe ai deshiron, por sidomos kahun e topit dhe manovrat offensive, duke shperndare topin dhe duke u bere burim aksionesh me racionalitet dhe inteligjence taktike. Nje tjeter krahasim qe shkonte me te riun Luka, Andrea Pirlo, edhe pse per te arritur te “mjeshtri” duhet qe te luante me mbrapa, me i terhequr. Nuk i mungonte as grinta, ndaj edhe ketu e shihte veten pak si Gatuzo, nje tjeter kampion te cilin e kishte vetem dy hapa larg… te ekipi i pare, endrra e tij e vertete. Nga Eranioa te Stropa, karriera milaniste e Bertonit eshte e mbushur me mesues te zote. Turneu Viarexhio, qershia mbi torte, por edhe fitorja 2-0 ndaj Juventusit. Ne fund, me ekipin Primavera te Milanit, pese gola me peshe.

Shanset – Siç e thame ne fillim te historise, pas huazimit te Karpi, vetem nje vit, duke luajtur 8 ndeshje dhe duke qendruar me shume ne stol, ne realitetin e hidhur te Serise B, aty ku edhe shume te tjere kane kaluar, edhe pse te dale nga Akademia e Milanit, Bertoni gjen veteveten te Sudtirol Alto Adiçe dhe ne Serine C, ose Lega Pro, luan plot 57 ndeshje ne dy sezonet e fundit, por vetem 1 gol. Tani, mundesia e tij e trete, ajo ne Shqiperi, te Partizani, per te marre ne dore mesfushen e kuqe, ajo e cila ishte e Felipe Gomesit, sezonin e shkuar, qe ka bere nje trajektore ndryshe nga Bertoni, duke shkuar ne Lega Pro italiane, pra kategoria e trete, me Padovan. Fatin duhet ta kerkosh, Bertoni eshte gati qe edhe ta shfrytezoje… Mosha eshte ne krahun e tij, sepse 24-vjeç eshte kulmi i rinise dhe ende s’ka arritur pjekurine e duhur. Ndoshta, nuk u be si De Shiljo, por te pakten provoi, ashtu si disa ish-shoke te tij, sot te shperndare, nga Fosati te Kaljari, te Verdi te Bolonja dhe Giringeli, sot pjese e Rexhianas.

/sport ekspres