Luciano Moggi: “Juventus nuk mund ta bleje Lukaku. Problem eshte emri”

Lidhur me artikullin:

Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventus, ka bere disa deklarat interesante gjate emisionit “Calcio € Mercato” te transmetuar nga “Sportitalia”. “Big Luciano” ka folur per nje nga objektivat e merkatos bardhezi, ate Romelu Lukaku, qe sipas Moggi-t Juventus nuk duhet ta bleje per shkak te emrit. Alternativa e pare per sulmin e ekipit torinez pas Edinson Cavani-t, do te kishte probleme ne Itali, te pakten ky eshte mendimi i ish-drejtuesit, i cili ka hequr dore per te njejten arsye nga Kaka, me brazilianin qe, me pas, eshte kthyer ne nje nga legjendat e Milan-it.

“Ekziston nje problem i madh per Lukaku-n, qe nuk mund te kalohet: emri. Une e dija se Kaka ishte nje lojtar i mire, por nuk kam dashur te rrezikoj, sepse kam pasur nje problem serioz kur kam qene te Roma me Pellegrini-n (ne italisht eshte nje term fyes). Ai qendronte gjithmone ne stol dhe kur Roma ishte ne veshtiresi te gjithe bertisnin Pellegrini, Pellegrini, trajneri e fuste ne fushe dhe ne humbnim ne fund”, ka shpjeguar Moggi.