Lufta anti-informalitet, qeveria ndryshon ligjin e procedurave tatimore

Qeveria do te ndryshoje ligjin e procedurave tatimore per te admnistuar bizneset e vogla te cilat kane mashtruar me xhiron.

Burime nga Ministria e Financave thane per Top Channel se aksioni kunder informalitetit ka zbuluar nje numer te madh biznesesh, te cilat deklarohen si te vogla kur ne fakt kane nje xhiro reale me te larte se 8 milione leke ne vit dhe rrjedhimisht duhet te hynin tek biznesi i madh.

Sipas burimeve, pjesa me e madhe e ketyre bizneseve jane zbuluar ne evazion nga kryqezimi i faturave me bizneset e medha, te cilet jane furnitoret e tyre.

Edhe pse aksioni kunder informalitetit eshte perqendruar ne 300 korporatat e medha te vendit, inspektoret e Tatimeve jane duke kontrolluar te gjithe zinxhirin e tyre tregtar, perfshire blerjet apo shitjet qe ato bejne tek biznesi i vogel.

Sipas Ministrise se Financave, nga ky kontroll eshte konstatuar se shitjet qe kompanite e medha deklarojne tek bizneset e vogla nuk figurojne si blerje tek keto te fundit dhe ne shume raste ato jane me te medha se 8 milione leke, qe eshte dhe kufiri ndares mes biznesit te madh dhe atij te vogel.

Ligji aktual i procedurave parashikon ndeshkime te renda per evazionin fiskal dhe nendeklarimin. Sipas ministrise, numri i bizneseve te vogla qe jane konstatuar me fshehje te xhiros eshte i larte.

Per kete arsye qeveria mund te ndryshoje ligjin me qellim qe ketyre bizneseve t’u jepet mundesia per te vetekorrigjuar deklarimet e vitit te kaluar, por edhe per te ndryshuar pergjegjesine tatimore, pra te kalojne nga biznes i vogel ne te madh pa u ndeshkuar.

/ Top Channel