‘Lufta’ per Marco Reus ka filluar!

Borussia Dortmund fillon sot fazen pergatitore ne Zvicer ku do te jete pjese e skuadres dhe Marco Reus i cili eshte ende duke u rikuperuar nga demtimi i pesuar ne ndeshjen miqesore kunder Armenise. E ndersa skuadra pergatitet per fillimin e sezonit te ri, drejtuesit e skuadres kane filluar nje ‘lufte’ per te ardhmen e Reus. Sulmuesi i talentuar ka nje klauzole prej 35 milione euro ne kontraten e tij dhe ne veren e ardhshme ai mund te largohet nese nje skuader tjeter eshte e gatshme qe te paguaje kete cmim. Nje cmim qesharak per nje futbollist me aftesite e Reus. Drejtuesit e Dortmund deshirojne qe ta ‘blejne’ Reus duke i siguruar nje kontrate prej 7 milione euro ne sezon. Aktualisht Reus perfiton 5 milione euro ne sezon. Bisedimit kane filluar qe ne muajin maj pas finales se kupes se Gjermanise, por deri me tani drejtuesit e Dortmund nuk kane arritur te jene te suksesshem. Reus ka nje kontrate deri ne fund te sezonit 2017 me Dortmund por veren e ardhshme ai mund te largohet. Klube si Barcelona, Manchester United dhe Bayern jane duke ndjekur me vemendje zhvillimet e ceshtjes Reus. Kryetari i bordit drejtues te Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge te dielen ka deklaruar se per Dortmund do te jete shume e veshtire qe te mbajne ne skuader Reus pasi te gjithe e dine per klauzolen e tij dhe jane gati ta paguajne. Kjo eshte arsyeja qe drejtuesit e Dortmund jane vene ne levizje per te bindur Reus dhe per tu mos perseritur rasti i Mario Gotze.