Lufte gjelash. Ribery: “Griezmann nuk eshte i klasit Boteror”

Lidhur me artikullin:

Franck Ribery sulmon ashper Antoine Griezmann. Per sulmuesin e Atletico Madrid dhe te Kombetares Franceze, 2016 ka qene nje vit jo dhe aq me fat, duke humbur dy finale shume te rendesishme, sic ishte Champions League dhe Kampionati Europian. Pavaresisht kesaj 25-vjecari eshte ritkthyer serisht ne formen e tij me te mire, duke lene pas keto dy episode te pakendshme. Elozhet ne drejtim te Grizman nuk kane munguar nga ana e gazetareve dhe specialisteve te futbollit por, i te njejtit mendim nuk eshte sulmuesi i Bayern Munchen, Frank Ribery i cili shprehet per bashkombasin e tij se arritjet e Grizman nuk mjaftojne per ta cilesuar ate si nje futbolliste shume te mire.

“Sipas mendimit tim, Grizmann nuk eshte nje lojtar i klasit boteror, pasi ai nuk pasur ecuri pozitive nder vite, si ne kampionatin Spanjoll ashtu edhe ne kupat e Europes. Nese ai shfaqet gjithmone ne forme per 10 apo 15 vitet e ardhshme, atehere une do ta komplimentoj ate. Une pesova nje demtim te rende dhe tani qe jam rikthyer jam po ai qe isha para demtimit. Ne 10 sezonet e fundit kam qene gjithmone mes me te mireve.”

Deklarata e ashper e Ribery mund te konsiderohet dhe nje hakmarrje personale, pasi sulmuesi i Atletico Madrid tek Kombeatarja Franceze mban mbi shpine numrin 7. Ndoshta kjo nuk i ka pelqyer sulmuesit te bavarezeve, pasi ky numer me pare i perkiste Franck Ribery gjate kohes kur ai ishte pjese e Kombetares se Gjelave.