‘Luftetari’ Vidal: “Juventus ne zemren time por per Bayern jap jeten”

Lidhur me artikullin:

Nje deklarate lufte e mbushur me dashuri. Arturo Vidal po pergatitet per sfiden e dyfishte kunder Juventus (te marten ndeshja e pare, me 16 mars takimi i dyte ne Mynih) dhe po e ben kete si luftetar. Edhe pse kete here nuk do te jete njesoj si ndeshjet e tjera:

“Do te jete nje sfide e çuditshme, sepse ne Torino kam kaluar 4 vite fantastike, – ka thene mesfushori kilian per te perditshmen gjermane “TZ”. – Por tani mbroj fanellen dhe ngjyrat e Bayern dhe do te jap jeten per skuadren time”.

Kiliani, i cili ka fituar 4 kampionate ne Torino, nje Kupe te Italise dhe dy Superkupa te Italise, te marten do te zbrese ne fushe me mentalitetin e zakonshem, edhe pse ka pranuar se:

“Po, Juventus me mungon. Kane qene 4 vite shume te bukur, ku kam krijuar nje lidhje te forte edhe me tifozet”.

Javen e kaluar Vidal eshte kritikuar sepse, gjate nje interviste per UEFA-n, nuk ka perfshire asnje lojtar te Juves ne listen e tij te 5 lojtareve me te mire, madje duke zgjedhur Neuer para Buffon. Kete here Arturo ka qene me diplomatik:

“Me mungojne shume ish-shoket e skuadres. Flas akoma me shume prej tyre. Kohet e fundit kam folur me Caceres dhe Buffon, por kam nje marredhenie te mire me te gjithe, me vjen mire qe do te takohemi perseri”.

Por duhet te jete e qarte, ne fushe Vidal do te jete luftetari i zakonshem.