Lugano nuk rinovon me Frederik Veseli. Mbrojtesi pa skuader

Lidhur me artikullin:

Perfundon pas vetem 1 sezoni aventura e Frederik Veseli te Lugano. Mbrojtesi i kombetares shqiptare ka vendosur te mos rinovoje kontraten me klubin e Superliges zvicerane dhe tashme eshte nje lojtar i lire ne tregun e shitblerjes se futbollisteve dhe mund te firmose me ate skuader qe deshiron. 23-vjecari ishte nje titullar i padiskutueshem te Lugano ne sezonin e fundit duke zhvilluar ne total 33 ndeshje ne kampionat me ekipin qe ne ate periudhe drejtohej nga trajneri i mirenjohur Zdenek Zeman. Megjithate per Frederik Veseli tashme do te nise nje epoke e re, edhe pse mbetet per tu pare se cila do te jete skuadra e tij e ardhshme dhe ne cilin kampionat do ta vazhdoje karrieren.

Pas eksperiencave te Manchester City, Manchester United, Ipswich Town, Bury, Port Vale dhe Lugano, 23-vjecari duhet te gjeje nje skuader te re. Lajmin per mos rinovimin e kontrates me Veseli e ka konfirmuar vete klubi i Lugano ndersa presidenti i ekipit zviceran Angelo Renzetti ne nje interviste per mediat helvete ka bere te ditur se nuk ka mbetur i kenaqur nga sjellja e mbrojtesit te kombetares shqiptare. Sezonin e kaluar Frederik Veseli firmosi nje kontrate 1-vjecare me opsion rinovimi per nje tjeter vit me Lugano por ne fund vendosi te mos e zgjaste marreveshjen e bashkepunimit me klubin e Superliges zvicerane. 23-vjecari ishte e pjese e kombetares kuqezi ne Euro 2016-te, teksa u aktivizua per disa minuta ne sfiden e Velodrome ndaj Frances.