Luis Enrique: “Kunder Atletico nuk mund te gabojme. Do te ishte fatale per sezonin”

Lidhur me artikullin:

Luis Enrique as qe e mendon nje tjeter hap fals te Barcelones ne “Camp Nou” pas disfates me Alaves, edhe pse kete radhe perballe blaugranave do te jete nje kundershtar shume i forte si Atletico Madrid. Trajneri asturian i njeh armet e forta te “Los Colchoneros” dhe e ka te qarte se ndaj tyre duhet shmangur cdo gabim.

“Atletico Madrid eshte e njejta qe kemi pare gjate sezoneve te fundit, nje nga skuadrat me te mira te Primera Division. Ata jane shume te rrezikshem ne goditjet standarde si dhe ne kundersulm. Ndaj nje kundershtari direkt si Atletico duhet te shmangim gabimet. Sa here qe jemi perballur me ta kemi hasur shume veshtiresi, por kete radhe ne “Camp Nou” na nevojitet fitorja.”

Atletico eshte nje skuader solide, me nje mbrojtje qe nuk le asnjehere hapesira. Madje edhe Messi e ka shume te veshtire ta godase porten. Por sipas Enriques per futbollistin me te mire ne bote e pamundura nuk ekziston.

“Nuk jam aspak i shqetesuar, sepse Leo eshte me i miri ne bote. I kerkon hapesirat edhe atehere kur nuk ka. Ne duhet te perpiqemi t’i shfrytezojme aftesite e tij, duke angazhuar lojtare te tjere ne fazen sulmuese.”

46-vjecari i del ne mbrojtje brazilianit Neymar, i shumekritikuar kohet e fundit per menyren e tij te te luajturit futboll.

“Neymar ka stilin e tij te lojes dhe nuk ndryshon. eshte nje futbollist spektakolar dhe duhet t’i shfrytezojme aftesite e tij. Koncepti i Neymar per lojen me pelqen shume dhe askush ne kampionatin spanjoll nuk cuditet me te.”

Dhe kur i kerkohet nje opinion per Griezmann, Enrique ne heziton te thurre elozhe per francezin.

“Griezmann eshte nje nga sulmuesit me te mire ne qarkullin dhe kjo qe po them nuk eshte dicka e re dhe qe perben lajm.”