Luis Enrique: “Kunder Granada ndeshje e veshtire por fituam”

Luis Enrique ka pare nje ndeshje jo shume te mire te skuadres se tij kunder Granada, por ai mendon se eshte diçka normale perballe nje ekipi qe organizohet shume mire. Ndaj Granada te shtunen mbrema ne “Camp Nou”, Barça eshte imponuar me veshtiresi fale nje goli te Rafinha (1-0) ne minuten e 49.

Nuk ishte nje fitore e bukur e katalanasve, megjithate trajneri Luis Enrique tha:

“Eshte e vertete qe nuk ishte nje ndeshje e shkelqyer nga ana jone, por eshte normale perballe nje ekipi te vendosur dhe organizuar mire. Kjo lloj sfide kerkon gjithashtu me shume freski dhe preçizion. E rendesishme ishte te gabonim sa me pak dhe te perpiqeshim ta “vrisnim” ndeshjen”.

Me tej Enrique pohoi se eshte shume i lumtur per guximin e treguar nga Barça, ne fund te takimit:

“Ishte e veshtire, por gjithsesi jane tre pike te tjera qe na bejne mire. Kjo forcon projektin dhe skuadren dhe jam i lumtur per kete. Lojtaret nuk jane makina. Nuk jane butona qe me nje te klikuar ndryshojne gjendje. Me pelqeu qendrimi i ekipit, mbi te gjitha ne minutat e fundit. Kjo eshte nje dite qe duhet te na forcoje”, perfundoi Enrique.

Pas kesaj sfide Barça mbetet e dyta me 2 pike larg Real Madrid-it kryesues me 24.