Luis Enrique: “Mbajtja e topit nuk me intereson. Rendesi ka rezultati”

Lidhur me artikullin:

Luis Enrique insiston se skema 3-4-3 e perdorur kunder Leganes nuk ishte diçka e çuditshme, teksa atij nuk i intereson mbajtja e topit ne keto ndeshje. Barça fitoi lehtesisht 5:1 kunder Leganes te shtunen por me shume u perfol mbrojtja me tre dhe mungeses se mesfushorit defensiv, e cila rezultoi ne me pak mbajtje topi per katalanasit.

“Kur kemi topin, shpesh perdorim nje linje me tre,” shprehet trajneri pas ndeshjes. “Sot luajtem me tre qendersulmues. Nuk eshte ndonje gje e çuditshme.”

“Kerkonim te shfrytezonim hapesirat e kundershtarit. Duhet te permiresohemi akoma, por jam i qete. Ne varesi te kundershtarit, do te kete komplikacione dhe ne duhet te gjejme hapesirat. Mbajtja e topit me intereson shume pak ne keto ndeshje. Ne mundohemi te krijojme situata qe i japin sulmuesve tane raste vetem per vetem me portierin. Ne pergjithesi shkoi mire. Kjo strategji ka rrezikun e vete, por me vjen mire qe lojtaret ishin ne gjendje ta ekzekutonin. Me pelqeu sjellja jone ne fushe.”