Luis Suarez ben 100. Shifrat rekord te sulmuesit

Lidhur me artikullin:

Shifrat e frikshme te Luis Suarez. Ne prag te takimit kunder Alaves, sulmuesi i Barcelones do te luaje ndeshjen e tij te 100 me fanellen blaugrana. Uruguaiani ne 99 takime me Barcelonen ka arritur te fitoje 80 prej tyre, te shenoje 88 gola dhe realizoi 43 asiste. Shifra te jashtezakonshme keto per nje sulmues, i cili po tregon se shuma prej 85 milione Eurosh e pagur per te nga ana e drejtuesve te klubit katalanas ia ka vlejtur.

29-vjecari se bashku me Lionel Messi dhe brazilianin Neymar kane formuar nje treshe fantastike ne repartin e avancuar. Golat e realizuar e vetetojne kete fakt. Sezonin e kaluar ata arriten te realizonin 131 rrjeta. Numri nente eshte shume i rendesishem per kampionet e Spanjes. Barcelona pa te ne fushen e blerte numeron 11 humbje. Gjate kohes kur Suarez u transferua nga Liverpool ne drejtim te blaugranave, nuk ishin te pakte ata specialiste futboli qe mendonin se sulmuesi nuk do te kete te njejten performace si tek “The Reds”, por shifrat flasin te kunderten. Nderkohe qe ylli uruguaian pergatiet per ndeshjen e tij te 100-te, numrat tregojne se ai eshte ne rrugen e duhur per t’u kthyer ne nje legjende te futbollit europian.