Luis Suarez thyen rekordin e trajnerit te tij Luis Enrique

Lidhur me artikullin:

Luis Suarez ka arritur ne kuoten e 10 golave ne 10 ndeshjet e para te Champions, ne “Camp Nou”. Sulmuesi uruguajan eshte i etur per t’i tundur rrjetat e portave kundershtare. Kjo eshte ajo qe pelqen me shume, duke e treguar me vepra: 90 gola ne 101 ndeshje, te cilat i ka luajtur me fanellen Blaugrana. Suarez realizoi dy gola kunder Celtic, te marten e kaluar, ne ndeshjen e pare te Liges se Kampioneve per kete sezon, duke vendosur nje rekord ne kete drejtim, qe deri dje mbahej nga “shefi” i tij, Luis Enrique. Luis Suarez eshte bere lojtari blaugrana, qe ka shenuar me shume gola ne dhjete ndeshjet e para te tij ne Champions, ne stadiumin “Camp Nou”. Statistikat tregojne, po ashtu, rendesine e ketij lojtari per Barcelonen, ne pergjithesi, dhe ne mesin e “tridentit” MSN, ne veçanti.

Luis Suarez ka arritur kuoten e 10 golave ne 10 ndeshjet e para te Champions-it, ne “Camp Nou”, ndersa trajneri Luis Enrique ka 9 gola, nje figure udheheqese ne kete klasifikim te veçante e te perbashket me Eto’o dhe Kluivert. Kthim ne nje “marke” kjo e sulmuesit uruguajan, 29-vjeç, i cili filloi te marre forme ne drejtim te ketij rekordi me 10 dhjetor 2014, ne fitoren 3-1 te Barcelones kunder PSG-se. Ai ishte goli i pare i Suarez, i cili ka gezuar tifozet Blaugranet ne “Camp Nou”. Goli tjeter i Suarez ne kete stadium, ne Ligen e Kampioneve, nuk do te vinte deri nente muaj me vone, ne sezonin 2015-2016, me 29 shtator, kunder Bayer Leverkusen. Kete here, goli i “Luisito” ishte vendimtar, pasi i dha fitoren Barcelones, 2-1. Ndaj Bate Borisov, ne nentor te vitit 2015, ai vendosi anavtazhin 2-0, ndersa Neymar vulosi rezultatin perfunduar, 3-0. Kete te marte, kunder Celtic, nuk ishte e vetmja dopiete e Suarez ne “Camp Nou”, ne Ligen e Kampioneve.

Edhe ne raundin e peste te fazes se grupeve te Liges se Kampioneve, te vitit te kaluar, ai pati te njejtin sukses kunder Romes, ndaj se ciles Barça fitoi 6-1. Edhe ne kthimin e raundit te dyte te sezonit te kaluar, sulmuesi uruguajan mundi te siguronte avantazhin 2-1 kunder Arsenalit, ne fitoren perfundimtare (3-1) te Barcelones ne shtepi, ndersa ne çerekfinale, ne ndeshjen e pare kunder Atletico Madrid, Suarez shenoi te dy golat e skuadres se tij, e cila fitoi 2-1. Goli i pare i uruguajanit korespondoi me golin e 550-te te Barcelones ne Champions. Te marten e kaluar, Barcelona fitoi 7-0 kunder Celtic, ku Suarez realizoi dy gola dhe tashme qendron ne krye te nje klasifikimi te veçante. Luis Enrique, eshte e sigurt, se nuk ka asgje per t’u merzitur ne kete rast, se e humbi kreun e golashenuesve ne “Camp Nou”, ne dhjete ndeshjet e para me klubin, ne Champions.