Lulet e rralla të turizmit përmetar

 

Intervistë me përfaqësuesin e lidhjes tregtare artizane ProPërmeti z. Vasil Nikolla.

Te guri i Përmetit, në hyrje të qytetit juglindor, të duket sikur sheh Prometun e Lidhur që pret të çlirohet nga biri i Zeusit, pas torturës nga shqiponja. Përmeti sivjet është akoma në ndërtime megjithëse krahëhapur ndaj udhëtarëve të secilit kostum, kontinenti apo kombësie na thotë Vasili teksa po krasit e ujit trëndafilat në qendrën turistike të qytetit ose Hotel Alvero, të cilin e drejton së toku me bashkudhëtaren e tij Arianën.

Nga njëra anë peizazhi i mbrojtur natyror i Bënjës me rrugën e asfaltuar të llixhave me disa burime ku vërshojnë turistët, së bashku me fshatrat e kishat e Leusës dhe Kosinës janë pjesë e projektit 100 fshatrave turistikë. Pamja verilindore përmban peisazhin e mbrojtur të parkut të Bredhit të Hotovës, tregon për bashkësi njerëzish në pritje të investimeve, menjëherë mbas sinjalit pozitiv të restaurimit të shtëpisë muze të vëllezërve Frashëri. Në llixhat e Bënjës takuam Sokol Meshinin, drejtues i IT në Bashkinë e Përmetit, një i ri vullnet mirë që ngjit me pasion së bashku me kolegët amerikanë të fondacioneve mbështetëse të turizmit edhe majat e vargmalit Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Te ura e Kadiut, brenda burimit që shëron dhimbjet e barkut e problemet e tretjes diskutuam gjatë mbi vlerat e kanioneve të Vjosës dhe mirmenaxhimin e ujërave termale sipas modeleve të vendeve më të afërta si Greqia, Maqedonia e Kroacia.

Në dalje të Përmetit, në Këlcyrë, nuk harruam të kthehemi në baxhon e Klement Ndonit. Duke shijuar djathin e miksuar të deles me dhinë në formatin e kaçkavallit trokitëm gotat për patriotizmin e vonuar edhe në agroturizëm. Ndoni, një besimtar i mirë dhe kërkues në higjenë njihet mes prodhuesve përmetarë për bardhësinë e zemrës e portretit.

Këto pamje të Përmetit sipas z. Vasil Nikolla, ekspert i turizmit dhe agronom i natyralizuar si profesionist në rajonin francez të Provansës, kanë një mision të fundit, hyrjen në UNESCO edhe të një qyteti të bashkjetesës kulturore si Berati në vlera natyrore e njerëzore.

Për të mësuar më shumë klikoni videon e mëposhtme:

/Andi Bica, Beti Kumi