Lutja antike e jonianëve: Ujë, Drita, Rrugë

 

Dialog me z. Helidon Nika, drejtues i House Nika Rradhimë.

Vlora dhe Saranda, dy qendrat më të rëndësishme të pushimeve të zgjedhura nga bashkombasit dhe turistët sipas Helidon Nikës, përfaqësues i operatorëve turistikë të Rradhimës përfaqësojnë të njëjtën paketë. Problematikat qëndrojnë në rrjetin e shërbimeve në ujësjellës, energji elektrike 24 orë, si dhe asfaltimi i rrugës nacionale dhe rrugëve dytësore.

Prezantimi i festimeve të fillimit të sezonit turistik në qarkun e Vlorës, nuk e ka emocionuar përfaqësuesin e operatorëve turistikë Nika, sepse punët janë akoma në proces realizimi. Nga ana tjetër e medaljes, bukuritë e natyrës së Jugperëndimit të Shqipërisë, vërshimi i vizitorëve ditorë italianë si dhe udhëtarëve të kampingut me motorr e alpin house, është një kostante e përvitshme.

Thirrja për studentët e shkollave të Kuzhinës dhe Hoteleri Turizmit për të bërë praktikën në Resortin, të cilin ai dhe familja e tij drejton prej më tepër se një dekade mbetet e papërfillur, sepse të rinjtë shqiptarë me ose pa eksperiencë si kudo rendin drejt fitimit të shpejtë i cili prej vitesh është përqendruar në kufirin me Greqinë, apo fshatrat turistikë të Drimadhës e Dhërmiut.

Reflektimi i buzqeshur i Helidon Nikës mbi fenomenet 25 vjeçare nga Durrësi në Velipojë e Shëngjin, nga Rradhima në Lukovë e Ksamil tregon se krahas “Mikpritjes” si vlerë ndërkombtare kërkohet më shumë shpejtësi pune e vullnet nga shtetasit për rrugë, ujë dhe drita krahas rritjes së vijueshme të taksave në një vit ku përparësinë e ka industria më fitimprurëse e Turizmit.

Andi Bica, Beti Kumi