Magjia e zeze. Njerezit qe besojne dhe pasojat e saj

Akoma gjenden njerez qe e njohin sekretin e saj dhe te cilet jane te gatshem, natyrisht, per interes financiar, qe sherbimet e tyre t’i vene ne dispozicion te te interesuarve.

Me ndihmen e “forcave te erreta”, ata besojne ne plotesimin e deshirave te klienteve, duke ju sjell atyre, qofte fat ne biznes, ne dashuri etj, apo edhe per ta shkaterruar kundershtarin, apo mallkuar personi e urryer duke i sjelle atij fatkeqesi ne jete.

Ne nje fshat te vogel, jo fort larg Londres, ne menyre legale merret me “magji te zeze” Danile Suginham, qe i ka kaluar te ’70-at. Ai e ka çmimin e caktuar, me te cilin saktesisht dihet tarifa e se keqes qe duhet bere.

“Secili nga ne, qe ne zemer kultivon urrejtje ndaj dikujt ose diçkaje, duhet ta zbraze ate nga vetja, ne qofte se nuk deshiron te kete probleme psikike. Une vetem i ndihmoj qe ta bejne ate. Pra, ne te vertet, une ia sheroj shpirtin dhe me kete bej veper mire” – thote Suginham-i.

Sikurse magjistaret e tjere, ashtu edhe ky, punon naten, duke u sherbyer me kukulla te ndryshme, te cilat i punon vete nga pjese te rrobave te vjedhura nga viktima e ardhshme. Ne qofte se behet fjale per ndonje mallkim me te rende, atehere kerkon ndonje pjese te trupit, si floke, thonj ose lekure.

Ndersa per raste te renda, te cilat thote ai i ka pasur pak dhe te gjitha me sukses, kerkon gjakun ose spermen e viktimes.

“Duhet qe dike ta urrejme me gjithe zemer, qe magjia te kete efekte sa me te medha, sa me te fuqishme. Sa me e madhe te jete urrejtja, aq me e suksesshme eshte edhe magjia, sepse une me forcat e mia te erreta sherbej vetem si lidhje midis urrejtjes, te cilen klienti im e mbane ne vete, dhe viktimes. Une urrejtjen nuk e prodhoj, por ate e transferoj” – thote D. Suginhami.

Ndryshe nga kolegu i saj, Suginhami, i cili porositesit e vet i lente te merrnin pjese ne ritualet e erreta te “magjise se zeze”, Barbara Fovyt kete nuk e lejon, sepse, thote ajo, klientet e mi nganjehere e leshonin dhomen ku mbahej rituali, duke vrapuar e bertitur te frikesuar nga ajo qe kishin perjetuar, dhe keshtu duhej ta perseritja te gjithe ritualin qe nga fillimi. Por kjo eshte e kuptueshme, sepse nuk mund te qendroje njeriu i qete me ate qe ndodh ne dhome gjate ritualit, ku paraqiten demon me fytyra te ndryshme trishtuese, qe fluturojne neper dritare dhe deshirojne te hyjne brenda. Pastaj, kur ndodh paraqitja e tymit dhe zerave te ndryshem, te cilet degjohen qarte ne rrethin e “magjise se zeze”.

Lidhja

Gazetari holandez Gordon Stephenny mendonte se kjo eshte nje lidhje mes magjistareve te “magjise se bardhe” dhe atyre te “magjise se zeze”, per perfitime materiale, ku te dy palet do te fitonin nga naiviteti i paleve. Ai per kete shkroi edhe fejtone, ne te cilat i vertetonte theniet e tij dhe paralajmeronte se kerkimet per zbulimin e fakteve me bindese do te vazhdojne. Por, mjerisht, nuk pati rastin, sepse e gjeten te vdekur me felliqesiren e vet ne goje.

Policia nuk arriti ta zbuloj kurre rastin, ndersa te orientuarit nga ceremonite e erreta thoshin se Stephenny ishte viktime e nje rituali te tille, ku jane thirrur forcat e erreta. Per ceremonite e erreta dhe mallkimet e “magjise se zeze” ne kohen tone edhe nuk do te dihej aq shume po te mos shkruhet ndonje artikull apo te mos behet ndonje emision televizive per rastet tmerruese, qe jane ne kufij te imagjinates se bujshme. Ja disa raste tipike, qe flasin per keqperdorimin e “magjise se zeze neper sekte te ndryshme, te perhapura ne mbare rruzullin tokesore.

Anton Szandor LaVey (11.04.1930 -29.10.1997), gjate nje rituali te “magjise se zeze”. LaVey eshte themelues i organizates “Church of Satan” (Kisha e satanit), te cilen e themeloi me 30.04.1966 ne San Francisko te SHBA-ve. Kjo organizate internacionale, zyrtarisht eshte e njohur dhe e regjistruar si Kishe nga organet amerikane, dhe eshte repsrezantuese e “Satanic Bible” (Bibles satanike), e cila, poashtu u kodua nga LaVey.

magji

Sektet

Ata te cilet paten sukses te ikin nga “kthetrat” e sekteve qe aplikonin rituale te erreta, flasin me tmerr te veçante per sjelljet e mageve te zi dhe te adhuruesve te tyre. Marion Paula eshte njera aga ata. Ajo ishte gjashte vjet anetare e nje sekti te tille. Pas largimit nga ky sekt perfundoi ne kliniken psikiatrike me lendime te renda psikike, duke lenguar nga halucinacionet dhe skizofrenia e perhershme.

Rasti i saj eshte interesant. Ajo, pasi njoftohet me grupin, behet e varur prej tyre. Largohet nga shkolla dhe familja dhe u bashkengjitet atyre. Ata e shfrytezojne maksimalisht, duke e torturuar dhe shfrytezuar seksualisht per ritualet e tyre te erreta. E kur fizikisht dhe psikikisht behet e paafte, ata e hedhin ne rruge si te panevojshme.

Ne deklaratat e saja ne polici dalin ne drite edhe shume tmerre tjera qe aji i kishte perjetuar:

“Nje anetare e grupit, e cila ishte shtatzene, pasi e lind femijen (djale), pranon ta beje viktime te ceremonialit te forcave te erreta. E ther femijen e saj dhe te gjithe te pranishmit pine gjakun e njome te femijes se porsalindur”.

Policet, qe merrnin ne pyetje Paulen, pranojne se kurre ne jeten e tyre nuk kishin degjuar raste mete tmerrshme dhe me trishtuese se sa ky, nga kjo vajze, e cila edhe vet kishte pire ate gjak.

Ceremonialet e tyre ishin te mbushura perplot me histeri kolektive, orgji seksuale si dhe viktimizimin e minjve, qenve, maceve, gjelave etj. Gjera te lemerishme jane bere edhe ne disa sekte te Berlinit, qytet i cili, sipas deshmive, ne vitet e ’20-ta, ishte qender e okultizmit evropian. Ne nje nder sektet, anetaret pershendeteshin çdo nate mes veti, duke e puthur njeri-tjetrin neprapanice. “Sa me e felliqur, kundermuese, qe eshte e mundur te behej ceremonia, aq me i madh ishte edhe suksesi” – thoshin anetaret e ketij sekti.Per kete arsye eshte perdorur edhe “nevoja e madhe” si dhe gjera te tjera qe flasin per nje logjike absurde.

Stephanie Wickers, 37 vjeçare me vendbanim ne Londer. Mbi dhjete vjet eshte anetare e nje sekti satanist qe merret me “magji te zeze”. Ajo rrefen:

“Pacientet tane jane njerez afarist. Kerkojne nga ne, qe me ane te forcave te erreta te ndikojme ne suksesin e tyre, e njekohesisht, edhe t’ua shkaterrojme konkurrencen. Njeri nga ata e leu te gjithe dhomen me ngjyre te zeze dhe qenin e vet e viktimizoi qe ne altarin tone te rridhte gjak i fresket. Me ate pune, me te cilen merrej ai person, arriti te behej milioner”.

Anetaret e ketij sekti, neper mure e dysheme vizatonin simbole magjike, ndiznin qirinj, e si altare, perdorin trupin lakuriq te nje vajze te re.

“Mbi te kryenim rituale dhe rreth saj benim orgji qe ta fuqizojme forcen e magjise” – perfundon Stephanie.

Gisella Paucher nga Gjermani, anetare e nje e sekti ne Gelsenkirchen, rrefen:

“Duhej te isha e qete derisa me ushqenin me ushqime te paketuara me lloj-lloj mbeturinash: pjese te merimangave, te gjarpinjve, te bretkosave etj. Duhet te isha e duruar dhe te mos beja ze derisa me futnin ne vagine nje bri te ngjyrosur me ngjyre te zeze. Nuk guxoja te leshoja ze as kurre me rrihnin me litarin e marre nga varrezat.

Ne qofte se do te qaja apo bertisja, i gjithe rituali perseritej qe nga fillimi e une isha e denuar me tortura, nga te cilat me pelciste lekura dhe me rridhte gjak”.

Medlena Stillicker tregon: “Udheheqesi yne (quhej Hans) i shponte me gjilpere viktimat (shtazet) dhe neve na detyronte te pinim gjakun e tyre e pastaj duhej qe dikujt t’i bejme magji. Kur i beme magji nje mjeku, i cili refuzonte te martohej me nje grua njezete vjet me te vjeter, aq shume e munduam, sa qe me ne fund beri vetevrasje.

Nga ai rast “m’u hapen” syte dhe vendosa te largohem pergjithmone. Edhe pse me nuk marr pjese ne ceremonite e tyre dhe e kam nderruar vendbanimin, prape nuk me lene te qete, mezi mbrohem nga sulmet e tyre psikike” .