1 Ferrari Testarossa

Makinat klasike te Diego Armando Maradona

Në prezantimin e tij si president i klubit të Dinamo Brest në Bjellorusi, Diego Armando Maradona kishte hipur në një Monster Truck. Një makinë që ai ia ka shtuar koleksionit të tij të makinave.

Makina e parë ishte një Ferrari Testarossa por e veçanta ishte se ishte në ngjyrë të zezë. Maradona e ka blerë gjatë kohës kur luante te Napoli në vitin 1987 por edhe pse kjo makinë ka më shumë se 30 vite që është prodhuar ka përshkuar vetem 20.200 kilometra. E veçantë është edhe ngjyra e saj. Vetëm 2 Ferrari të tilla janë prodhuar në ngjyrë të zezë pasi në fabrikën në Maranello prodhoheshin vetëm në ngjyrë të kuqe. NJë Ferrari të tillë e ka maradona ndërsa të dytën Sylvester Stallone i cili e ka shitur në ankand për shumën e 250.000 Euro.

 

 

Në koleksionin e argjentinasit nuk mund të mungojë as Porsche 924 e vitit 1979. Është makina e parë që Maradona ka në koleksionin e tij.

Sërish me Ferrari. Diego është i dashuruar me ‘kokëkuqen’. Ka në garazhin e tij një Ferrari F 40 të vitit 1990.

Në koleksionin e tij është dhe një Peugeot 205 Cabrio e cila tashmë është një Old Timer dhe Maradona disponon të gjithë dokumentacionin. Që nga dyqani ku e ka blerë në Napoli dhe deri në ditët e sotme. Gjithsesi Maradona e ka nxjerrë në shitje këtë makinë.

Dhe në fund Monster Truck me të cilën u prezantua në Bjellorusi. Një makinë që është prodhuar për spektakle të makinave, por Maradona është Maradona dhe mund të ecë në rrugë me një makinë të tillë.