Manchester United ne krize. Ka harruar te fitoje ne Old Trafford

Lidhur me artikullin:

Manchester United nuk di me te fitoje ne Old Trafford. Djajte e Kuq regjistruan barazimin e 4-t rradhazi ne shtepi ne Premier League pasi nuk shkuan me shume se rezultati 1-1 ne sfiden perballe West Ham United. Mungesa e qetesise perpara portes e lojtareve vendas por edhe nderhyrjet fantastike te portierit irlandez Darren Randolph ishin dy faktoret kryesore qe i mohuan fitoren skuadres se Jose Mourinhos. Special One e ndoqi nga tribuna pjesen me te madhe te kesaj sfide pasi u perjashtua nga fusha nga gjyqtari Moss ne minuten e 27-te per faktin se goditi nje shishe ,i nervozuar nga nje karton i verdhe i dhene nga arbitiri per Paul Pogba. I njejti gjyqtar e kishte nxjerre nga fusha Mourinhon ne nje ndeshje ndaj West Ham-it edhe kur ishte pjese e Chelsea-it. Sfida e Old Trafford nisi ne malore per Manchester-in. Djajte e Kuq u ndeshkuan qe ne minuten e 2-t nga Sakho.

Sulmuesi nga Senegali shfrytezoi nje harkim te Dimitri Payet duke i shpetuar mbulimit te Ibrahimovic per avantazhin e West Hamit. Megjithate shtatlarti suedez e shleu shume shpejt gabimin ne rastin e golit te pare te skuadres se Slaven Bilic duke vendosur baraspeshen ne minuten e 21-te.

Ibra i sherbyer nga Pogba goditi sakte me koke duke realizuar golin e tij te 7-te ne kete sezon te Premier League. United beri gjithcka per ta fituar kete sfide por as hyrja ne fushe e Rooney dhe Mkihtarayn ne fraksionin e dyte nuk e ndihmoi Manchesterin te gjente golin e fitores pasi Randolph me pritjet e tij te shkelqyera por edhe fati nuk ishin ne krahun e Djajeve te Kuq. Mesfushori armen madje goditi shtyllen ne minuten e 77-te, me Lindgard qe arriti ta shtynte topin drejt rrjetes por ishte ne pozicion jashte loje ne momentin e gjuajtjes se Mkhitaryan. Ne fund United rrezikoi ta humbiste ndeshjen pasi West Hami iu afrua disa here golit. Me kete barazim skuadra e Jose Mourinhos vazhdon te mbetet ne vendin e 6-t tashme ne kuoten e 20 pikeve.