Manchester United turpërohet në Old Trafford. Mourinho ‘nxehet’ me të gjithë

Jose Mourinho merr një tjetër “shuplakë” në Premier League, pikërisht në përballjen me një rival të drejtpërdrejtë për objektivat sezonalë, Tottenham Hotspur. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 0-3 në “Old Trafford”, ku zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me Lukakun që nuk arriti të shënonte me portën bosh, por me nisjen e fraksionit të dytë pësuan 2 gola brenda dy minuta.

Në të 50-ën topi i harkuar nga Trippier gjeti kokën e Harry Kane, që me armën e tij më të fortë, luftën në ajër, i dha një trajektore të pakapshme topit, 0-1.

Vetëm 2 minuta më vonë Tottenhami e ndëshkoi sërish United me një kundërsulm të shpejtë me protagonist Eriksen nga e majta, i cili pasoi në qendër për Lucas Mouran, goditja e të cili përfundoi në rrjetë. 0-2.

Tre ndërrime brenda pak minuta lojë kreu Mourinho, me Sanchez, Lindelof dhe Fellainin që shtuan forcën sulmuese, por mbrojtja e londinezëve dhe portieri Hugo Lloris e ruajtën të paprekur rrjetën.

Madje 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Moura shënoi të dytin personal dhe të tretin për londinezët.

Për Manchester United ishte humbja e dytë në 3 javët e para, çka reflektohet me plot 6 pikë diferencë ne Liverpoolin, Tottenhamin, Chelsea-n dhe Watfordin, që kryesojnë renditjen.

Duartrokitjet e tij ndaj publikut të “Old Trafford” pas humbjes 0-3 me Tottenhamin para syve të drejtuesve të United të linin përshtypjen e një lamtumire, por në konferencën për shtyp pak minuta më vonë Jose Mourinho u shfaq si zakonisht energjik, madje më shumë se ç’u pa në pankinë gjatë takimit.

“Meritonim shumë më tepër për nga mënyra sesi kemi luajtur. Nuk duhet të ndihemi të mundur.”

Mirëpo fusha foli qartë, londinezët fituan thellë dhe ishte disfata e dytë në tri ndeshjet e para të Premier League-s pas një merkatoje verore që nuk e la aspak të kënaqur portugezin. Për këtë arsye pritet të ketë një largim apo shkarkim, aq më tepër që edhe atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është ajo e duhura. Mirëpo Mourinho nuk është dakord.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast

 

“Skuadra është e bashkuar, ndryshe nuk do të kishim luftuar, siç bëmë ndaj Tottenhamit. Mund të kishim marrë avantazhin e dy golave në pjesën e parë, por, në fund, humbëm 0-3.”

A e dini çfarë do të thotë 3-0? – ishte ngacmimi i një gazetari.

“Do të thotë tre gola për ata dhe zero për ne. Sigurisht edhe tre trofe të Premier League-s që kam fituar unë. Kam fituar më shumë tituj të kampionatit anglez sesa të gjithë trajnerët e tjerë të marrë së bashku, prandaj tregoni respekt për mua?