Mancini: “Balotelli eshte nje idiot por shpresoj qe te permiresohet”

Lidhur me artikullin:

Roberto Mancini ka folur ne Universitetin “Luiss Guido Carli” te Romes mbi Mario Balotelli, nje nga lojtaret qe ka stervitur, dhe padyshim me polemiku:

“Ai eshte nje idiot,” thote ai, duke qeshur. Mancini dha mendimin e tij per sulmuesin aktual te Nice: “Ai ka te njejten moshe me djalin tim. Debutoi ne Seria A ne moshe te vogel dhe eshte nje djalosh i jashtezakonshem, i talentuar, i ri dhe, si te gjithe te rinjte, ndonjehere ben gjera absurde.”

“Por te gjithe te rinjte bejne gjera qesharake. Por si lojtar eshte fantastik.”

Teksa vijon te flase per Marion ai shprehet:

“Ai i humbi disa vite. Nje lojtar, pasi arrin nje moshe te caktuar, ndryshon. Shpresoj qe eksperienca ne France, e cila ka filluar shume mire, mund ta riktheje ne nivelet e meparshme. Ai ka shume kualitet dhe per ata qe nuk e njohin, ai ka nje zemer shume te mire. Shpresoj te permiresohet akoma me shume.”