Mancini ka nje liste deshirash. I pari eshte Lavezzi

Lidhur me artikullin:

Prej kohesh flitet per interesimin e Inter per Ezequiel Lavezzi, por ndoshta deshira e zikalterve mund te behet realitet me mberrijen ne stol te Roberto Mancini. Mundesite qe transferimi te kryhet me sukses jane me te medha per ne merkaton e veres se ardhshme se sa per dritaren dimerore. Megjithate nuk perjashtohet edhe nje tjeter variant ai i nje dhurate te presidentit Erick Thohir qe ne janarin e 2015, nje goditje si ajo e nje viti me pare me Hernanes.

Nga ana e tij Roberto Mancini eshte shprehur qarte, i duhet nje sulmues krahu dhe me deklaratat e tij la te kuptohet se deri ne janar do t’i adaptohet mundesive aktuale, por ne merkato duhen afruar protagoniste te ketij roli. Ezequiel Lavezzi eshte i pari ne liste, edhe per shkak te deshires se tij per t’u rikthyer ne Itali, edhe pse perjeton nje situate te qete ne Paris. Kontrata me PSG i skadon ne 2016 dhe ne baze te saj 29 vjecari fiton 4.5 milione euro ne sezon, ndersa hipoteza intersiste, te pakten ajo qe u hodh ne treg veren e kaluar ishte per nje page qe nisej nga 3.5 milione euro plus bonuset dhe rritej ne menyre progresive cdo sezon.


Video: