Mancini: “Nese une jam problem i Inter atehere largohem”

Lidhur me artikullin:

Roberto Mancini eshte i pakenaqur. Ky eshte argumenti kryesor ne shtepine e Inter-it, ne keto momente. Trajnerit nuk i pelqen fakti se nuk eshte perfshire nga drejtuesit e rinj ne strategjite e merkatos. Ne nje interviste te dhene per “Guerin Sportivo”, ai ka shpjeguar se:

“Nga Lindja vijne investitore te rendesishem, te cilet mund te sjellin ide dhe mentalitet fitues, vijne per te fituar. Mendoj se ata kane nje ndikim te mire, ka nje entuziazem te madhe, qe duhet mbeshtetur nga te gjithe. Nuk shikoj alternativa te tjera per klubet tona nese duan te luftojne me klubet e medha te huaj”.

Ne vazhdim, “Mancio”, ka kritikuar edhe rregullat e UEFA:

“Fair Play Financiar i UEFA-s me duket qesharak. Pse duhet penalizuar ato klube qe kane nje pronar te qendrueshem, ne gjendje te garantoje te ardhura, reklama dhe vazhdimesi? Pse i duhen vene sanksione klubeve, qe i kane rezistuar kohes, pavaresisht se keto mund te kene borxhe? Realiteti eshte se rregulla te caktuara perdoren sipas deshires nepermjet strategjive te caktuara financiare. Inter do te ndeshkohet ne kete sezon, por shpresoj qe klubi te punoje pa qene i kushtezuar. Ne qarkullim ka shume lojtare te talentuar si Berardi dhe Gabriel Jesus. Por duhet te kesh durim dhe te presesh qe keta te rriten, duke gjetur nje rruge te mesme me lojtare te tjere cilesore me eksperience”.

Ne lidhje me te ardhmen:

“Kam thene gjithmone se e dua shume Inter, per ta tradhtuar. Nuk do te jem kurre nje peshe per klubin. Nese dikush nuk me do, jam gjithmone i gatshem te terhiqem”.

Ne te vertete, Mancini nuk ka ndermend te jape doreheqjen dhe te heqe dore nga 4 milione eurot ne sezon qe parashikohet te marre nga kontrata aktuale, e cila skadon ne qershor. Ne rast divorci, do te duhet te arrihet nje marreveshje per demshperblimin e tij. Nderkohe kane filluar te qarkullojne emrat e disa zevendesuesve te mundshem: nga Leonardo te de Boer, duke kaluar nga Blanc, Prandelli dhe Bielsa