Mancini: “Nuk largohem. Jam ketu per te permiresuar Inter”

Lidhur me artikullin:

Roberto Mancini hodhi edhe njehere tjeter poshte zerat qe flasin per nje largim te mundshem te tij nga Interi por ne te njejten kohe nuk nguroi te thumbonte drejtuesit e klubit zikalter, presidentin Erick Thohir dhe pronaret e rinj kineze. Ne New York Inter nuk shkoi me shume se nje barazim 1-1 ndaj argjentinasve te Estudiantesit, teksa golit te realizuar nga japonezi Yuto Nagatomo qe ne fillim iu pergjigj Desabato ne fundin e pjeses se pare. Pas miqesores se zhvilluar ndaj skuadres argjentinase,

Mancini intervistuar nga mediat theksoi se nuk ka aspak ndermend te jape doreheqjen nga stoli zikalter:

“Me keni degjuar te flas ndonjehere per dicka te tille, une ndodhem ketu dhe punoj per te permiresuar Interin”, deklaroi tekniku italian. Me tej 51-vjecari nga Iesi thumboi drejtuesit duke u shprehur:” Shpresoj qe edhe te tjeret te punojne per ta bere Interin me te forte”.

I pyetur per tensionin qe ekziston mes tij dhe krereve me te larte te klubit Mancini u pergjigj ne menyre diplomatike duke shtuar sa ai punon vetem per te pergatitur ne menyren me te mire skuadren per fillimin e kampionatit. Lidhur me deklaratat e fundit te presidentit Thohir, trajneri theksoi se ai eshte presidenti dhe mund te thote cfare te doje. Persa i perket afrimit te mundshem te Candrevas kalimi i te cilit te Interi eshte thuajse i sigurte Mancini deklaroi se per momentin Antonio eshte nje futbollist i Lazios dhe nuk mund te flase per te.